1. Paratë janë ende temë tabu. Thjesht nuk jemi mësuar ende të diskutojmë dhe të menaxhojmë siç duhet bisedat rreth financave. Ti mund të pyesësh dikë të panjohur për jetën seksuale dhe ato mund të të tregojnë me qejf, nëse i pyet për shumën e parave në bankë, do të ofendohen dhe panikosen nga pyetja. Prandaj, çiftet shpesh zihen për paratë sepse s’dinë të flasin rreth tyre.
2. Kur vjen puna tek paratë, argumentet me partnerin janë komplet ndryshe nga çdo lloj tjetër zënke. Prandaj, shanset për t’u acaruar më shpejt janë edhe më të mëdha në krahasim me debatet e tjera.
4. Paratë janë një burim i limituar! Ndryshe nga njohuria, kreativiteti apo meme-t që i dërgoni njëri-tjetrit, zënkat për para janë të pashmangshme në një formë a një tjetër. Thjesht sepse është burim i nevojshëm që shteron!
5. Ironikisht, ndonëse paratë mund të krijojnë shumë stres dhe ka raste për përfundojnë me ndarje, çiftet kanë tendencën t’i shmangin të tilla sherre. Shumë prej tyre besojnë se paratë nuk janë mjaftueshëm të rëndësishme për të shpenzuar energji dhe gjërat komplikohen më vonë…
6. Sherret e parave në fakt bëhen për arsye të tjera. Ti dhe ai ziheni për lekët që shpenzuat gjatë pushimeve dhe ti do të kuptosh që në fakt argumentet që jep rreth parave tregojnë në fakt vlerat dhe prioritetet e tua.