0.5 C
Priština
More

    6 arsye për të mos veshur xhinse të ngushta

    spot_imgspot_img

    Nëse tentoni t`a përkujtoni fëmijërinë sigurisht që do ju kujtohet edhe fakti se keni urryer xhinset e ngushta sepse gjithmonë kanë qenë jopraktike pasiqë nuk keni mundur të luani pa mundime. Edhepse xhinset e ngushta ofrojnë që të dukeni moderne dhe atraktive, tani ky trend është duke humbur betejën ndaj xhinseve me qepje të drejtë andaj më poshtë ju sjellim edhe 6 arsyet pse xhinset e ngushta duhet të shkojnë në harresë.

    Nuk janë të mira për shëndet

    Ndoshta kjo arsye është e para dhe më e mira pse duhet që të pushoni nga xhinset e ngushta. Ato ua ngulfasin tërë trupin, ndikojnë në qarkullimin e gjakut, dëmtojnë përfundimet nervore dhe mund të shkaktojnë paraqitjen e problemeve të shumta.

    Nuk janë praktike për pushim

    Kur vini në shtëpi pas ditës së mundimshme në punë, sigurisht që nuk mund të shtriheni dhe të pushoni në xhinse të ngushta pasiqë nuk do ua japin ndjenjën e relaksimit. Sigurisht se për një relaksim do ju duhen xhinse që ju japin hapsirë dhe mundësi të lëvizni lirshëm.

    Nuk i përshtaten secilës figurë

    Pa marrë parasysh se sa mundoheni që të visheni me xhinse të ngushta, edhepse e bëni me çfarëdo çmimi, ato nuk janë të përshtatshme për të gjitha femrat. Dukeni mirë me to nëse keni këmbë të holla dhe të gjata, stomak të rrafshët ndërsa në të kundërtën rrezikoni të dukeni qesharake.

    “Boyfriend” xhinset janë më të përshtatshme

    Pranojeni lirisht se me xhinse të ngushta nuk do të dukeni asnjëherë aq mirë, moderne dhe e relaksuar siç është rasti me xhinset e modelit “boyfriend”. Janë të rehatshme dhe duken mirë.

    Modelet me prerje të sheshtë janë më të mira për verë

    Modelet e xhinseve me prerje të sheshtë, të gjata deri tek kyçet e këmbës, janë të përkryera kur kombinohen në situata dhe evenimente të ndryshme, dhe janë shumë më të mira për verë se xhinset e ngushta. Kur jeni në xhinse të ngushta do e keni më ngrohtë dhe do bëheni e padurueshme ndërsa me xhinse të gjera do të lejoni ajrin brenda dhe do ndjeheni komod.

    Xhinset e ngushta theksojnë format trupore në një mënyrë të keqe

    Do dukeni sikur keni vithe gjigande, torzo të madhe dhe këmbë të holla, gjë që nuk mund të ketë efekt të mirë për syrin. Në vend të xhinseve të ngushta, modelet më të gjera të xhinseve do ju mundësojnë t`i mbuloni papërsosshmërinë e jo ta theksoni atë.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...