Ndodh që gjërat që dëshirojmë t`i kemi të mos mund ti përballojmë financiarisht, disa gjëra ia vlejnë investimin ndërsa disa të tjera jo.
Më poshtë ua paraqesim 55 shitoret që nuk do e dëmtojnë bixhetin tuaj por që mund të kënaqin apetitin tuaj për stil.
1. Front Row Shop – zbavitëse dhe gjithnjë në trend. Ky brend është për femra që mbathin atlete me fustane të ndryshme e që nuk frikësohen nga asimetria.
2. Stylekeepers – pak a shumë, gjithçka në këtë shitore është nën 100 dollarë ndërsa kualiteti është i mirë, dizajnet janë të ëmbla.
3. BNKR – është një brend australian dhe përbën gjëra nën 200 dollarë e që janë unike.
4. Nasty Gal – nëse jeni për veshje zbavitëse dhe pak të kushtueshme, Nasty Gal është vendi që ju duhet.
5. Modern Citizen – është një brend minimalist dhe neutral që është i mirë për bazamentin e garderobës.
6. Storets – ky sajt me bazë në Kore të jugut ofron gjëra të jashtëzakonshme nën 100$
7. Genuine people – nëse ju pëlqen Zara atëherë e keni patjetër të vizitoni këtë sajt.
8. Style Mafia – ky sajt është i obsesionuar me modë trendi dhe gjithçka ofron nën 100$.
9. Minkpink – ka një reputacion të mirë për rroba të lira si dhe syze për diell.
10. Stylenanda – këtu mund të gjeni fustane dhe gjëra të tjera të lira nën 40$.
11. Dorothy Perkins – është trendi dhe dizajnuesja preferon format klasike, femërore. Brendi është në pronë të kompanisë Topshop andaj edhe përvoja e blerjes do jetë e thjeshtë.
12. ASOS – ka një numër të madh të brendeve për të gjitha grupmoshat dhe llojet e trupave.
13. Zady – është e mirë dhe me çmim të volitshëm.
14. Staple the Label – me vija klasike dhe me forma të bukura mund të shëndrrohet në brendin tuaj të preferuar për vikendet e mërzitshme.
15. Article& – ofron gjëra unike si dhe bizhuteri që u përshtaten atyre.
16. Boohoo – vjen nga Mançesteri dhe është butikë global me rritje më të madhe.
17. COS – është diçka si H&M mirëpo i ka çmimet më të volitshme si dhe ofron bizhuteri.
18. Misguided – ju ofron veshje lëkure dhe çmime të volitshme.
19. Pixie Market – është një butik elektronik që ju bën të ndjeheni e veçantë.
20. Isla nga Talulah – përbën ngjyra të luleve dhe silueta lozonjare për një çmim të volitshëm.
21. Few Moda – është një brend i veshjeve rrugore.
22. Sister Jane – është një brend britanik me përzgjedhje të madhe dhe të llojllojshme.
23. StyleSaint – krijojnë produkte që nuk kushtojnë dhe ju bëjnë të ndjeheni mirë në ato.
24. Forever 21 – është një trend që ju bën të ndjeheni të rinj dhe ju ofron çmime të pëlqyeshme.
25. Whistles – edhepse nuk është emri më i lirë në listën tonë, është një nga më të mirët pasiqë i përcjell trendet me shpejtësi marramendëse.
26. Free People – adhuruesit e modës së lirë dhe hipi duhet patjetër të vizitojnë këtë e-butik ku mund të gjeni gjëra nën 50$.
27. Aritzia – është një brend kanadez që ofron gjithçka për çdo sezon.
28. Motel – është një bazë për fustane me dizajne të ndryshme.
29. ModCloth – një butik me modë të inspiruar nga e kaluara.
30. H&M – mund ta gjeni në çdo qytet më të madh mirëpo blerja online e bën më të lehtë gjithë procesin.
31. Lulu`s – është përplot me fustane për ahengje nën 50$.
32. Uniqlo – është H&M japoneze me xhinse të rekullueshme.
33. New Revival – është një brend më fustane të mrekullueshmë me çmim rreth 100$.
34. Wanderlust&Co – nëse nuk dini çka të dhuroni për festa, këtu mund të gjeni shumçka me çmim nën 30$.
35. Tony Bianco – prodhon mbathje luksoze me një çmim shumë të arsyeshëm.
36. Warehouse – është krijuar nga krijuesi i Oasis mirëpo është më i lirë se ai.
37. River Island – është e famshmë për bashkëpunimin me Rihanna dhe krijon xhinse me një kualitet të lartë e çmim të volitshëm.
38. UrbanOG – është për ata që nuk dëshirojnë të harxhojnë shumë.
39 .&Other Stories – mund ti gjeni të gjitha aksesoaret që i adhuroni tek Zara me një çmim shumë më të vogël.
40 Mango – edhe nëse nuk keni shkelur në këtë butik, e pranoni se është një nga brendet në rritje që ofron shumë për gjithkënd.
41. 8th Story – ky butik online ofron më së shumti gjëra për femra.
43. Topshop – çdokush që dëshiron brende familjare dhe të lira është i njohur me Topshop.
43. Humble Chic – bëhuni gati për disa produkte të mahnitshme dhe të llojllojshme.
44. Shop Dixi – do të dëshironit të shkoni në plazh me aksesuaret e këtij brendi.
45. Koshka – do dashuroheshit me koleksionin e Koshkas.
46. 2020Ave – është një sajt i bazuar në Los Anxhelos ku mund të gjeni gjëra tepër të lira.
47. Need Supply Co. – është një butik i mbathjeve produktet e së cilit paraqiten në ngjyra të llojllojshme.
48. Just Female – për fansat e A.P.C dhe Sandro, ky brend skandinavez ofron gjëra elegante dhe të bukura me një çmim të volitshëm.
49. Choies – ka gjithçka që dëshironi.
50. Zara – nuk ka nevojë për prezentim pasiqë të gjithë e njohin këtë brend.
51. Jaded London – këtu mund të gjeni mini-fustane që nuk janë për femrat e paguximshme.
52. Foremost – kjo kompani ofron fustanne me çmim 19.99$ dhe të gjitha janë në numra të kufizuara.
53. Valfre – për ata që dëshirojnë të shprehin qëndrimin e tyre me rroba, ky është butiku i duhur.
54. MIXXMIX – është një tjetër butik online korean që i bën mikeshat e juaja xheloze me aksesuar të veçantë dhe super të volitshëm.
55. Rue107 – është brend njujorkez me çmime të mira dhe me madhësi nga më të ndryshmet.