Helmimi nga ushqimi është një përvojë e rrëzikshme, është tejet e vështrë të dish nëse ushqimi juaj është i sigurtë për konsumim sepse problemet e tilla janë të rralla. Mirëpo të dini se nga cilat ushqime mund të helmoheni lehtësisht, është një gjë shumë e mirë.
Bëhuni të vëmendshëm me këto lloje të ushqimeve, por asesi mos i largoni nga dieta juaj pasiqë janë tejet të shëndetshme.
1. Vezët
Vezët lidhen me salmonellën, bakteria mund të jetë veçmë brenda vezës andaj nevojitet përgatitje adekuate që të shkatërrojë mikrobet.
2. Ushqime detare
Mikrobe sikurse Kampilobakterja dhe Salmonella mund të ndodhen në molusk dhe gojë perle, si dhe të kenë rrezik të kontaminimit nga Vibrios, një baktere që ndodhet natyrshëm në ujërat oqeanike. Mund të sëmurëni me ngërçe, diarre, vjellje dhe ethe. Të parandaloni kontaminimin duhet të përgadisni ushqimet e detit në temperaturë prej 145 gradëve.
3. Perimet me gjethe të gjelbërta
E dimë se perimet si marulet, spinaqi, lakra janë të preferuarat tona për salata, mirëpo janë edhe shkaktarët më të mëdhenj të sëmundjeve që nga viti 1990. Që të evitoni sëmundjet, duhet ti lani dhe ti trajtoni me kujdes dhe me njohuri, si dhe ti lani mirë duart dhe të përdorni dërrasa të ndryshme kur ti grimconi.
4. Prodhimet qumështore
Prodhimet qumështore mund të jenë shkaku i një të tretave të infeksioneve nga Kampilobakterja, gjë që mund të ju shkaktojë ethe, diarre dhe ngërçe në stomak.
Shumica e baktereve zhduken me pasterizim. Sigurohuni që qumështin dhe prodhimet e tij ti mbani në frigorifer në temperatura të mjaftueshme.
5. Patatet
Patatet që nuk përgatiten mirë mund të jenë burim i sëmundjeve, mirëpo bëhuni ekstra të kujdesshëm me salatën prej patateve. Patatet janë të lidhuraa me baktere si Shigella, Listeria, Salmonella dhe E.koli./kosovarja.ch/