Nëse ju vëreni se po afrohet afati i skadimit të ndonjë ushqimi të caktuar, nuk është nevoja ta hudhni atë mënjëherë. këto pesë lloje do të jeni në gjendje t’i hani edhe kur data skadon, kanë këshilluar nutricienët amerikanë.
VEZËT
Vezët mund të qëndrojnë në frigorifer tri apo katër ditë pas afatit të skadimit (siç tregohet në paketë). Vezët e vjetëruara humbasin cilësinë, dhe nëqoftëse jeni duke planifikuar për një ëmbëlsirë, më mirë evitoni ato lloj vezë. Për të vërtetuar se një ve a është e freskët, mbushni një enë me ujë dhe me kujdes lëshoni vezët- vezët e freskëta fundosen mënjëherë.
DRITHËRAT
Paketimet me drithëra janë të etiketuar se deri kur janë të vlefshme, dhe kjo është një supozim i qartë se prodhuesit edhe pas datës dëshirojnë që produkti të ketë ende të njejtën cilësi. Kështu, drithërat do të jenë ende të freskëta dhe aspak të rrezikshme për t’i ngrënë edhe pas tre muajsh skadim afati.
MOLLËT
Vendosni mollët në një qese plastike dhe shponi disa vrima me qellim që të mund të qarkullojë ajri në të. Mbani në frigorifer, dhe mollët do jenë të freskëta edhe pas tri javësh.
PROSHUTA
Proshuta industriale që është e mbyllur hermetikisht mund të qëndrojë deri në dy javë pas datës së skadimit.
KOSI
Kosi i cili qëndron në frigorifer, mund të përdoret pa asnjë rrezik së paku për shtatë deri dhjetë ditë pas datës së skadimit. /kosovarja.ch/