11 C
Priština
More

    5 truqe efikase që grimi të ju zgjasë tërë ditën

    spot_imgspot_img

    Jeni lodhur nga rrjedhja e pudrës apo zbehja e saj? Ja te fshehtat për një grim të qëndrueshëm…

    Lustroni pudrën (bazën)

    Nëse lëkura juaj është e butë dhe e hidratuar atëherë grimi juaj do të zgjasë më gjatë. Nuk është befasi që lëkura të ndërtojë qeliza të vdekura të cilat fillojnë të fragmentohen me kalimin e kaohës kur baza apo pudra qëndron gjatë kohë dhe është e pa lustruar në mënyrë të barabartë. Me anë të eksfoliantit ju mund të largoni këto qeliza të vdekura duke e lënë lëkurën të butë dhe të gatshme për grim.

    Hidratimi është çelësi

    Para se të aplikoni grimin sigurohuni që lëkura juaj të jetë mirë e hidratuar. Ekzistojnë serume dhe produkte të ndryshme me vaj që ndihmojnë në menaxhimin e prodhimit të sebumit (sekrecion vajor i gjëndrave) gjatë gjithë ditës. Për lëkurë të thatë vazhdimisht mbani të hidratuar lëkurën duke parandaluar plasaritjet dhe çarjet e mundshme të lëkurës.

    Përgatitni lëkurën dhe aplikoni ‘primer’

    Përgatitja për llojin tuaj të lëkurës është hapi bazë kur bëhet fjalë për një themel (pudër të qëndrueshme), ky është primer – produkti bazë që vendoset në fytyrë para aplikimit të pudrës së lëngshme. Këto kremëra e ngjitin grimin në të duke parandaluar rrëshqitjen apo rrjedhjen e masës.

    Zgjedhni bazën e duhur për lëkurën tuaj

    Disa formula të bazave kanë qëndrueshmëri më të madhe se të tjerët, por më e mira është nga MAC – bazë rrezistente nga uji. Kjo bazë gjeniale përballon shiun dhe vajin që nënkupton se pamja juaj do të mbetet e përsosur gjatë tërë ditës.

    Sprej për qëndrueshmëri

    Sprejet e ndryshme pas grimit janë të dizajnuara për ta mbajtur të bllokuar grimin, pa marrë parasysh se çfarë lloji është. Spërkatja e fytyrës me sprej në çdo shtresë të lëkurës me grim parandalon njollat dhe zbehjen e grimit.

    Nga Victoria Jowett

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...