Shumica e femrave I pëlqejnë thonjtë e bukur dhe të rregulluar mirë, por manikyri bart në vete edhe problem të caktuara. Mësoni se si tejkaloni ato përmes trukesh interesante.
1. Që llaku I thonjve të qëndrojë më shumë
Që llaku t’u qëndrojë më shumë në thonj, shërbehuni me uthull të thjeshtë. Zhytini gishtat në një përzierje të ujit me uthull para se t’i lyeni thonjtë. Mundeni edhe vetëm t’i lagni thonjtë me pecetë që është lagur në uthull. Në atë mënyrë do të pastroni thonjtë dhe llaku do të vendoset më lehtë, dhe në këtë mënyrë të vazhdoni manikyrin.
2. Për nuanca të hapura dhe mat
Lyejini me një shtresë llaku të bardhë para se t’I lyeni me ngjyrën që doni, në mënyrë që të fitoni një nuancë të shkëlqyeshme dhe të plotë. Ju miuns të përdorni edhe vetëm ngjyrë të bardhë në thonj ose të bëni manikyr.
3. Mbështillini thonjtë me folio alumini
Për ta larguar llakun dhe figutrat e tjera lageni një copë pambuku në aceton, lyejeni secilin thua vec e vec, pastaj mbulojini me folio alumini. Pas 5 deri më 7 minuta, ngadalë largojini foliot dhe pambukun, e bashkë me të edhe llakun e thonjve.
4. Truk për largimin e njollave të mbetura nga llaku në thonj
Kur përdorni llak të zi ose të kuq, është tepër e vështirë ta hiqni atë ngjyrë nga thonjtë. Provoni me limon, vec stërpikini thonjtë me limun, ose përdorni pastë për zbardhimin e dhëmbëve dhe me të fërkojini butësisht me ndihmën e ndonjë brushe të vjetër.
5. Thonj që shkëlqejnë në terr
Që të fitoni thonj që shkëlqejnë në terr, lyejini me llak pa ngjyrë, por vetëm me shkëlqim dhe do ta hetoni elegancën e këtij ndryshimi. /kosovarja.ch/