0.5 C
Priština
More

    5 shenja që tregojnë se fëmijëria ka ndikuar ~negativisht~ tek ju

    spot_imgspot_img
    Psikologët thonë se nëse një pjesë e juaja pyet shpesh veten “A ka ndikuar negativisht fëmijëria ime te unë?”, gjasat janë që ta dini përgjigjen. Megjithatë, disa nga shenjat që duhet të keni parasysh janë:
    1. Gjendja dhe emocionet tuaja nuk janë të qëndrueshme. Shumë shpesh, për njerëzit që vijnë nga fillime të hershme të pafavorshme ose prejardhje të traumës, „jeta e brendshme“ shpesh ndihet si një lëkundje e vazhdueshme sa në një anë, në tjetrën. Kur trajtoheni ose perceptoheni keq, besimi juaj bie.

    Ishit duke u ndjerë shumë mirë me veten, por morët një email paksa të shkurtër nga shefi. Tani, ndiheni në ankth dhe pyesni veten vazhdimisht se çfarë mund të keni bërë.

    Nuk është e pazakontë të keni sfida me rregullimin emocional.

    2. Për ju është një sfidë të krjioni dhe të mbani marrëdhënie të mira. Mund të keni shumë marrëdhënie në jetën tuaj, por ato nuk duken të shëndetshme. Nuk ju trajtojnë mirë dhe nuk respektojnë mjaftueshëm dinjitetin dhe personalitetin tuaj. Ju duket sikur burrat/gratë e denjë, janë gjithnjë të zënë. Përfundoni gjithnjë me shefa toksikë dhe narcistë.

    3. Ju jetoni çdo ditë duke maskuar mungesën e vetëvlerësimit, gjithmonë duke u ndjerë sikur po gënjeni të tjerët dhe papritmas do “zbuloheni”. Ndiheni sikur të gjithëve u është dorëzuar një libër udhërrëfyes veç jush. Ju duket sikur gjithçka do shkërmoqet e do shembet në moment, ndërkohë që ju vazhdoni të nënvlerësoni veten dhe aftësitë tuaja.

    4. Ndjeni nevojën për t’u “arratisur” shpeshherë. Në mënyrë të përsëritur. Jeta ju duket e tepërt dhe, për t’u kujdesur për veten, keni zhvilluar mënyra për t’ia dalë mbanë. Mënyra të arratisjes. Ju i shpëtoni mërzisë, stresit, mbingarkesës, tendosjes dhe dhimbjes emocionale të jetës suaj të përditshme përmes veprimeve ose substancave të përsëritura, ndonjëherë me detyrim.

    Sido që të duket ikja, ju e bëni atë. E gjeni veten duke numëruar orët derisa të mund të arratiseni, të relaksoheni, të zhdukeni.

    5. Ju nuk e dini se çfarë është „normale“. Në fakt, nuk ka vërtet asnjë „normale“ për aq sa nuk ka asnjë mënyrë të vetme bardhë e zi që gjërat të jenë në rregull ose jo në rregull.

    Por ka një lloj „normale“ për sa i përket asaj që është e shëndetshme dhe funksionale kundrejt asaj që është e pashëndetshme dhe jofunksionale, që njerëzit që vijnë nga prejardhje me trauma relacionale, shpesh nuk arrijnë ta kuptojnë.

    Zakonisht, në punën e rikuperimit të traumës relacionale, psikologët zbërthejnë të gjitha besimet jo të përshtatshme, të përvetësuara që nga fëmijëria.

    Burimi: Psychology Today

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...