1.7 C
Priština
More

    5 shenja që tregojnë se duhet të ndryshoni grimin i cili nuk ju përshtatet

    spot_imgspot_img

    Nuk mund të përdorni produktet e njejta në shkollë të mesme dhe në fund të të njëzetave …

    Qëllimi kryesorë i make up – it është që të mbulojë mangësitë dhe të na bëjë më të bukur dhe më të lumtur. Nëse nuk e plotëson këtë detyrë, atëherë është koha ta ndryshoni dhe bleni produkte të cilët ju përshtaten. Disa shenja ju udhëzojnë të bleni dhe përdorni grimin e gabuar:

    Duket pudra

    Nuk ka asgjë më të keqe se linjat e dukshme të pudrës në qarkun e fytyrës e cila është e nuancës plotësisht të ndryshme nga qafa juaj. Ky është një nga problemet më të shpeshta të make up – it për shkak të cilit gratë shpesh e shmangin pudrën. Por nevojitet të ndahet vetëm pak kohë dhe të gjindet nuanca perfekte, dhe për këtë gjithmonë mund të këshilloheni me make up – grimerin apo cilindo profesionist në drogeri. Me pudrën që i përshtatet tenit tuaj, linja nuk do të duket më.

    Maskara që dëmtohet

    Maskara e mirë do të duhej të qëndronte në qerpikët tuaj gjatë tërë ditës dhe nuk do të duhej të ketë njolla të zeza rreth syve tuaj. Nëse maskara gjithnjë dëmtohet dhe njollosë nëpër fytyrë, është koha ta hudhni në plehra dhe të bleni një më cilësore, përveç nëse nuk dëshironi që të dukeni sikur një natë më parë keni fjetur me grim dhe keni dalë e tillë nga shtëpia.

    Korrektori nuk e përmbush qëllimin

    Qëllimi kryesorë i korrektorit për gropëzat e syve është të tregojë si keni fjetur një natë më parë. Por ta dini se produkti i cili ju është përshtatur në vitet e njëzeta, sigurisht nuk është i mirë në të tridhjetat. Vitet lënë gjurmë në fytyrë, pikërisht si stresi apo mungesa e gjumit, kurse rrudhat thellohen. Nëse korrektori nuk i mbulon rrathët e errët rreth syve dhe vetëm shtresohet në rrudha, kjo është shenjë se ju nevojitet një tjetër. Sot ekzistojnë shumë opcione mes të cilëve do ta gjeni një i cili është i krijuar pikërisht për Ju.

    Pudra nuk mbulon asgjë

    Përderisa jeni e re, pudra ju nevojitet për njëjësimin e tenit dhe mbulimin e puçrrave të kohëpaskohëshme. Por me plakjen pjesë të lëkurës marrin ngjyrë të kuqrremtë, madje vie edhe deri te ndryshimi i ngjyrës dhe ju nevojitet pudra e cila do të mbulojë të gjitha këto mangësi. Preparate të lehta që keni përdorur në vitet e hershme të të njëzetave tani më nuk ndihmojnë dhe ju nevojitet formulë më e dendur.

    Lapsi për sy njollosë

    Nëse gjatë tërë jetës vuani me lapsin e syve i cili njolloset 5 minuta pas aplikimit, kjo do të thotë se gjatë tërë jetës bleni lapsa të këqinj. Besoni apo jo, por lapsi mund të qëndrojë tërë ditën, kurse përzgjedhja më e sigurt janë ato rrezistues ndaj ujit. Gaboni gjithashtu nëse përdorni nuancën e njejtë si në shkollën e mesme, sepse ajo që ju është përshtatur asokohe nuk ju kënaq domosdoshmërisht edhe në të njëzetat e vonshme apo të tridhjetat. Bleni ndonjë nuancë të re sepse është mundësia e madhe që të ndjeheni të lumtur./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...