Nuk ka dyshim që bota e modës dëshiron të diktojë mënyrën se si vishemi, mirëpo edhepse kënaqemi me këshilla të caktuara, e pranojmë se në fund të fundit vishemi ashtu siç dëshirojmë.
Pra, cilat janë rastet kur komforti dhe stili duhet të vijë para asaj çfarë është “in”? Lexoni më poshtë të zbuloni…
Në palestër
Sigurisht që garderoba për stërvitje mund të jetë e lezetshme, mirëpo përfundimisht shorcet, sytjenat sportive dhe një fanellë pa krahë është e pranueshme. Me rëndësi është të mund të lëvizni lirshëm dhe aspak nuk është me rëndësi kombinimi i ngjyrave.
Mbrëmja e takimit
Jo çdo takim romantik kërkon të visheni me ekstravagancë, me fustan dhe me take dhe një fytyrë të ngulfatur në makijazh. Ndonjëherë visheni thjeshtë dhe shkoni të hani pizza.
Derisa relaksoheni
Aksidentalisht jeni duke i shikuar të gjitha sezonat e serialit tuaj të preferuar, me pantollonat e shkurta që i keni nga vitet e adoleshencës? Nuk është punë e madhe sepse askush nuk ju sheh.
Në shtrat
Është eksituese kur visheni me pizhama që përshtaten mirëpo kjo gjë nuk është e patjetërsueshme çdo natë të vetme. Një fanellë e gjërë dhe shorce do të kyejë të njejtën punë…
Nën veshjen tuaj
Brekë “të plakave”, sytjena të njëjta me ngjyra të ndryshme – a është kjo veshja juaj e brendshme, pak ka rëndësi. Nuk keni nevojë që të posedoni çdo komplet nga Victorias Secret. Pyete veten “kush më sheh, dhe nëse më shohin, kujt i bëhet vonë”.
kosovarja.ch