Paramendoni se sa produkte kozmetike keni në banjon tuaj që fare nuk i përdorni. Dermatologët kanë bërë një listë të 5 produkteve që janë krejtësisht të panevojshëm dhe të pa dobishëm. Dhe ju, kur të shkurtoni listën e blerjes nëpër parfumeri dhe kozmetikë, në këtë mënyrë do të kurseni edhe një shumë të kosiderueshme të të hollave.
1. TONIK
Harxhim i pamëshirshëm i kohës dhe të hollave – thekson dermatologu Leslie Baumann. Toniku supozohet të jetë fiktiv apo jo real pasi që paraqet produkt për pastrimin e fytyrës ndërsa në realitet lë shenja të shumta në lëkurë. Produktet moderne vijnë aq më shumë duke u avancuar saqë toniku lehtë mund të shkojë në harresë.
2. MASKË PËR KËMBË
Produkt i panevojshëm! Nëse dëshironi të keni thembra dhe këmbë të lëmuar, vizitoni qendrat e bukurisë gjegjësisht praktikoni pedikyrin dhe vazhdimisht beni masazhe kembeve me krem te yndyrshem.
3. SHKËLQYES BUZËSH
Balsami është i mjaftueshëm që buzët të jenë të buta dhe sensuale. Përdorni balsam ose mast me efekt qetësues sa më shpesh të jetë e mundur, dhe nëse yndyra e tepërt ju pengon, atëherë mund ta pastroni me anë të një pecete – këshillon Emily Kate Warren, një eksperte e kozmetikës dekorative.
4. KREM ANTI-CELULIT
Nuk ekziston krem, losion apo produkt tjetër kozmetik që mund të largojë celulitin nga trupi juaj. Kjo vjen si pasojë e mënyrës së të ushqyerit, ndërsa më me rëndësi është që të konsumoni sa më shumë lëngje dhe të stërviteni apo ushtroni me qëllim të mënjanimit të lëvores së portokallit (celulitit).
5. KREM PËR QAFË
Trajtoni qafën ashtu sikur fytyrën. Çdo mëngjes, vendosni krem hidratues për mbrojtje nga dielli, ndërsa në mbrëmje përdorni pomadë me retinol. /kosovarja.ch/