Në periudhën e ardhshme, erëzat aromatike të ëmbla do t’i zëvendësojmë me ca tone disi më të pasura të kanellës, karafilit, vanilies dhe çokollatës të cilat ngjallin dimrin dhe zgjojnë të gjitha shqisat tona …
Zyrtarisht ka filluar sezoni për pallto dimërore, shalle dhe kapela, që do të thotë se temperaturat kanë filluar t’i afrohen zeros.
Gjithnjë e më shumë po i afrohemi dhjetorit dhe euforisë së festave që e shoqërojnë atë nga ditët e para.
5 parfumet e vetëm të cilët konfirmojnë se e vogla është më shumë
Qyteti po fillon të marrë aromën e një përzierje të kanellës, karafilit, vanilies dhe gjëra të ngjashme të ëmbla, dhe pikërisht këto gjithnjë e më shpesh po përfshihen edhe në parfumet që po zgjedhim.
Erëzat më të lehta me aromë agrumesh nuk i përshtaten më së miri temperaturave të ulëta, kurse aromat e ëmbla ngjallin ambient më të ngrohtë.
Shtëpia YSL ka paralajmëruar lansimin e parfumit „Black Opium Floral Shock“ për në fillim të vitit të ardhshëm, i cili do të përfaqësojë aromat e luleve dhe të gjelbërta. Përderisa presim parfumin e ri të brendit të njohur, dimrin do ta kalojmë me “Black Opium”. Në parfum dominojnë aromat e kafes, vanilies, jaseminit, piperit rozë dhe lules së portokallit.
Aromë e shkëlqyer për dimër është edhe “Shalimar” i Guerlainit, parfum kult me të cilin nuk gaboheni. Është i disponueshëm në disa versione të ndryshme, kurse sejcili dallon me aromën e pasur dhe erëzat e veçanta të cilat bazohen në vanilie, lëkurë, bergamot dhe iris.
Chanel No.5 është parfum të cilin nuk duhet tepruar për prezantim. Njëri nga parfumet më të njohur në botë i cili mund të përdoret gjatë gjitha periudhave kohore, kurse pikërisht dimri mund të nxjerrë më së shumti aromat komplekse të tilla si trëndafili, jasemini dhe aldehidet.
Për të gjithë adhuruesit e ‘niche’ parfumeve, përzgjedhja perfekte e dimrit mund të ishte parfumi i Diptyque “Eau Duelle”, i cili në mënyrë të përsosur interpreton aromat e ëmbla të vanilies, qelibarit, çajit të zi dhe shafranit Iranian edhe atë në mënyrën më delikate.
Nëse jeni të disponuar për parfum të vërtetë të dimrit, i cili do të ndjehet kudo që shfaqeni, kushtoni vëmendje „Orchidee Vanille“ të shtëpisë Van Cleef & Arpels. Një nga parfumet më të bukur dhe më të fortë sjell aroma të pasura të vanilies, orkidesë, çokollatës dhe bajameve./kosovarja.ch/