0.5 C
Priština
More

    5 parfume më të popullarizuara të të gjitha kohërave

    spot_imgspot_img

    Vazhdimisht paraqiten parfume të reja, por një numër shumë i vogël i tyre e meritojnë titullin e parfumeve “të përjetshëm”. Këto parfume i njeh pothuajse çdo zonjë, nëse nuk i kanë pasur në koleksionin e tyre, atëherë sigurisht janë afruar rreth tavolinave testuese në parfumeri.

    N°5 – Chanel

    Këtë keni mundur ta supozoni. Pa marrë parasysh se a na pëlqen apo jo Chanel N°5 e mbajnë mend shumë gjenerata. Coco Chanel në vitin 1921 ka zbuluar këtë lloj të paharruar të parfumit, duke shtuar pak vanilie, trëndafil dhe jasemin, sepse edhe ajo vetë kërkonte “aromën e gruas”. Koha ka dëshmuar se ky vlerësim aromatik ka mbetur si koncept i asaj që çdo grua do të dëshironte ta arrijë me parfumin e saj.

    Shalimar – Guerlain

    U krijua në vitin 1925 dhe krijuesi i saj ishte Jacques Guerlain. Konsiderohet si një nga aromat e vjetra, por parfum klasik, i çiltër dhe romantik, me shtimin e lules së irisit dhe vanilies është ideal për ditën. Emri i përzierjes aromatike u krijua sipas tregimit të lashtë të Perandorit, i cili për herë të parë e kishte parë dashurinë e tij në Gardens of Shalimar (Kopshtet e Shalimar).

    L’Air du Temps – Nina Ricci

    Si të gjitha që janë të nënshkruara me Nina Ricci edhe ky parfum e tregon anën më romantike dhe feministe të gruas. Parfumi u lansua në vitin 1948, pas Luftës së Dytë Botërore, ashtuqë pëllumbat e bardhë në paketimin e tij simbolizojnë paqën.

    Vendin qëndrorë e merr përbërja aromatike e karafilit, e zbutur me aromë trëndafili dhe jasemini. Pastaj, kombinimi i vjollcës dhe jaseminit me aromë të drurit të kedrit dhe sandalit i jep mjaft athtësi, kurse aromën finale e ka arritur me lulen e miskut dhe amberit.

    Opium – Yves Saint Laurent

    Ky parfum luksoz, sensual, provokativ u paraqit në vitin 1977. Ai mpinë, magjepsë madje katër dekada. Reçeta orientale është arritur me kombinimin e mandarinës, karafilit, jaseminit dhe vanilies.

    Poison – Dior

    Ky parfum në momentin e paraqitjes, në vitin 1985, ishte revolucion ndër parfumet. Gratë ose e duan ose e urrejnë, por nuk i lenë indiferent. Me vlerësim të lartë është coriander, me aromë mesatare janë “frutat e egra”, mjalti, portokajt dhe tuberosa kurse në fund është opopanax. Edhe vetë shishja është misterioze, e errët dhe elegante./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...