1.4 C
Priština
More

    5 ndryshime në lëkurën e foshnjes dhe 5 zgjidhje efektive!

    spot_imgspot_img

    Të gjitha nënat shqetësohen kur lëkura e foshnjes së tyre pëson edhe ndryshimin më të vogël. Disa nga këto ndryshime janë krejtësisht të padëmshme, përderisa disa të tjera mund të kërkojnë trajtim. Po ju përshkruajmë 5 ndryshime më të shpeshta…

    Lëkurë me lëvore në zonën e kokës

    Çfarë është kjo?

    Kjo paraqet një gjendje lëkurore dermatitis në lëkurën e kokës, e cila manifestohet me prodhim të madh të sebumit, sikur lëvore e qëruar në ngjyrë të verdhë. Mund të jetë në shumë shtresa lëkurore në kokën e foshnjes e cila ndodhë për shkak të rritjes së sekretimit të gjëndrrave dhjamore. Këto duhet të hiqen apo pastrohen me krehër të posaçëm dhe me shumë kujdes.

    Si ta parandaloni?

    Mënyra më e mirë e parandalimit është të lani rregullisht kokën e foshnjes me shampo të përshtatshëm. Sigurohuni që të aplikoni shampo në sasi të vogël duke mos e tepruar dhe shpëlajeni kokën me ujë të vakët. Kjo ndodh shpesh për shkak se prindërit frikësohen ta fërkojnë kokën si pasojë e fontanellës apo pjesës së butë të kokës.

    Si trajtohet?

    Në rast se vjen deri te kjo gjendje, mos nxitoni – largimi i saj duhet të jetë gradual, përndryshe mund të ndodhin komplikime. Dy orë para se ta pastroni foshnjen, lyeni pjesen e kokës me vaj parafine të sterilizuar. Më pas pastrojeni kokën e fëmijës ashtu si zakonisht, thajeni mirë me një peshqir të butë e më pas përdorni një krehër me fibra natyrale për krehjen e flokëve. Kështu hiqet vetëm shtresa e padëshiruar, por nëse krijohet ndonjë plagë, mund ta lyeni vendin me krem pantenol.

    Ekzemë

    Çfarë është kjo?

    Ekzema është një inflamacion alergjik – kronik i lëkurës e cila manifestohet me lëkurë të plasaritur, skuqje dhe kruarje. Këto ndryshimë më shpesh paraqiten në duar, bërryla, gjunj dhe fytyrë. Shkaku i këtij inflamacioni është i panjohur, por besohet se paraqitet si rezultat i efektit të faktorëve trashëgues dhe mjedisit. Mund të shkaktohet edhe si pasojë e alergenëve të tilla si pluhuri në shtëpi, puplat dhe ushqime të caktuara (qumështi i lopës). Ky inflamacion zakonisht fillon qysh në muajin e tretë dhe vazhdon deri në moshën 4 vjeçare. Fëmijët me ekzemë mund të jenë të prirur edhe për sëmundje tjera kronike si rinititi alergjik dhe astma.

    Si ta parandaloni atë?

    Veshja e fëmijës duhet të jetë prej pambuku të pastër, sidomos nëse ka kontakt drejtpërdrejtë me lëkurën. Përveç kësaj ka rëndësi edhe ushqimi i duhur: gjidhënia për aq kohë sa është e mundur deri të paktën gjashtë muaj e më pas me ushqime tjera të shëndetshme. Sa i përket kujdesit, përdorni vajra për zbutjen dhe hidratimin e lëkurës gjatë dushit, sepse lëkura e foshnjes bëhet me lageshtirë dhe elastike. Mbani higjienë të mirë në shtëpi dhe pastroni shpesh shtratin e foshnjes. Rrobat e ngrohta si dhe temperatura e lartë e ambientit mund ta përkeqësojnë gjendjen.

    Si ta trajtoni atë?

    Nuk ka asnjë medikament të veçantë që mund ta kuroj plotësisht këtë sëmundje. Trajtimi ka për qëllim lehtësimin e simptomave, veçanërisht kruarjen dhe thatësinë e lëkurës. Nëse ekzema është në fazë lagështie, veni peceta me tretës të kripur për të hequr kruarjen. Shpesh si preventivë përdoren edhe antihistamine, barëra që parandalojnë reaksionet alergjike. Kortikosteroidet dhe anti-histaminet mund tia jepni fëmijës vetëm me konsultim të mjekut!

    Irritim nga bllokimi i djersës

    Çfarë është kjo?

    Për shkak të bllokimit të gjëndrrës së djersitjes, djersa nuk mund të lirohet në mënyrë të lirë dhe grumbullohet nën lëkurë, duke krijuar skuqje të lëkurës në trupin e fëmijës. Kjo ndodhë si rezultat i të nxehtit gjatë verës. Më shpesh manifestohet me njolla të kuqe në kokë, gjoks, shpatulla dhe qafë.

    Si ta aprandaloni atë?

    Vishni fëmijën me veshje pambuku apo materiale që përtithin ajrin. Sigurohuni që mos të jenë shumë të ngrohta.

    Si ta trajtoni atë?

    Problemet mund të shfaqen në shumë mënyra dhe secili prej tyre ka një trajtim të veçantë. Nëse manifestohet me kruarje, rekomandohet krem me bazë oksid zinku ose me shtesa herbale. Në rastet më të rënda përdoret krem nga grupi i kortikosteroideve, por paraprakisht konsultohuni me mjekun.

    Skuqja e lëkurës nga pelenat

    Çfarë është kjo?

    Skuqja nga pelenat është një dukuri e zakonshme në zonën rreth prapanicës. Nëse marrim parasysh kimikatet që gjenden në faculetat e lagështa , lagështinë e urinës dhe fecesin, dhe një pelenë që i mban të gjitha këto për një kohë, atëherë nuk është e vështirë të mendojmë se pse ndodhë kjo skuqje apo irritim. Ka shumë mënyra për ta parandaluar këtë, por kjo mund të paraqitet sërish kohë pas kohe, me gjithë masat mbrojtëse.

    Si ta parandaloni atë?

    Ndërroni më shpesh pelenat e foshnjes. Nëse është e mundur, përdorni të tilla nga pambuku më i mirë. Provoni lloje të ndryshme të pelenave – nëse ndonjëri nuk përputhet provoni alternativa tjera. Para ndërrimit të pelenave, pastroni mirë prapanicën e foshnjes dhe thajeni vendin mirë që mos të ketë lagështi e më pas mund ta lyeni zonën gjenitale me ndonjë krem të përshtatshëm.

    Si ta trajtoni atë?

    Nëse shfaqet skuqje, pastrojeni foshnjen mirë dhe kthejeni në bark që të qëndrojë deri sa të thahet mirë, vendin e lënduar lyeni me krem me bazë zinku si dhe ndërroni pelenat çdo 1-2 orë.

    Akne dhe njolla të kuqe

    Çfarë është kjo?

    Aknet që mund të paraqiten në hundën e foshnjes, mjekërr apo faqe, njihen si njolla apo akne porsalindurish. Këto fenomene nuk duken mirë në estetikë, por nuk paraqesin ndonjë shqetësim të madh. Këto paraqiten kur bllokohen poret në sipërfaqen e lëkurës apo ndërlidhen me ndryshimet hormonale. Këto hiqen vetvetiu pas një kohe.

    Si ta parandaloni atë?

    Nuk mund të bëni shumë rreth parandalimit të tyre. Zgjidhja më e thjeshtë është larja e rregullt me ujë si dhe mbajtja e pastërtisë.

    Si ta trajtoni atë?

    Në shumicën e rasteve, këto zhduken vetvetiu brenda disa javësh. Aknet mund të largohen shpejt, edhe pse në raste të rralla mund të zgjasin deri në disa muaj. Në ndërkohë pastroni fytyrën e foshnjes me ujë të ngrohtë ose çaj kamomili, dy apo tri herë në ditë dhe thajeni me një pecetë të butë. Mos përdorni kremra apo pastrues fytyre, sepse mund ta irritoni edhe më keq gjendjen. Nëse aknet nuk hiqen brenda disa muajve, konsultohuni me mjekun tuaj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...