-2.1 C
Priština
More

    5 mënyrat si ti bësh njerëzit të ndjehen rehat në shtëpinë tuaj

    spot_imgspot_img

    A jeni futur ndonjëherë në shtëpinë e ndonjë mikut dhe menjëherë jeni ndjerë shumë e lirë për të shtrirë këmbët në tavolinë, të sulmoni frigorferin e tyre apo të luani me qenin e çiftit?

    Ja disa mënyra se si ju mund ti bëni ata të ndjehen rehat, duke lexuar se çfarë kanë thënë disa njerëz të cilët janë pyetur se çfarë i bëneëë ata teë ndjehen rehat:

    1. Ua mbushni gotën dhe pjatën

    “Kam një mik që ka një shprehi të mbushë vazhdimisht gotën time me verë apo të më servojë edhe ca gjellë duke mos e ndërprerë bisedën apo tërhequr shikimin. Kur jeni të ftuar në shtëpinë e dikujt, është shumë e pëlqyeshme të mos keni nevojë të kërkoni më tepër lëng apo gjellë.”- thotë Natasha 28.

    2. U hidhni një batanije

    “ Kur ulemi në kanape dhe fillojmë të flasim, mikesha ime gjithmonë më hedh një batanije që mos të kem të ftohtë. Më vie sikurse të jam në shtëpinë time.” thotë Kesidi, 23.

    3.Shëtisni” në pjesë të ndryshme të shtëpisë

    “Le të themi se një mik u ka ardhur për darkë, kemi nga ata njerëz që menjëherë pas përfundimit të darkës i përcjellin njerëzit deri tek dera dhe kemi njerëz që i ftojnë mysafirët në kuzhinë që të bisedojnë gjatë përgatitjes, rrinë me ata në tavolinë edhe pas mbarimit të ushqimit si dhe i ftojnë në dhomën e ndejes për një pije pas darkës si dhe të shikojnë televizor së bashku. Ambienti i dytë të bën të ndjehesh posi në shtëpi” thotë Llejn.

    4. U shërbeni ushqimet e preferuara

    “ Mikesha ime më e mirë dhe unë bëhemi bashkë ëpr të shikuar serialin e preferuar, kur arrin rradha e saj më bën ushqimet e preferuara gati. Kjo gjë më bën ta dua shumë dhe më bën sikur jam duke jetuar në shtëpinë e saj”- Xhuli.

    5. U lejoni të mbajnë mbathjet brenda

    “Unë nuk e kam idenë se pse njerëzit zgjedhin qilimë të bardhë apo ngjyrë kreme, bëjën sikur nuk dëshirojnë që t`u vinë mysafirë. Shtëpitë e miqve të mirë janë ato në të cilat nuk më kërkohet të zbath këpucët, ndërsa tek ata të tjerët që kujdesen më tepër për qilimin e tyre sesa për rehatinë time- ua rrespektoj dëshirën”- thotë Kejt 30 vjeçe./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...