Keni fryerje apo gunga pas shpinës, konkretisht rreth zonës së sytjenave, të cilat janë të bezdisshme dhe keni mëri të mirreni me to. Por, ju mund të ndiheni shumë më të sigurtë në lëkurën tuaj me vetëm disa përpjekje të vogla shtesë. Sigurisht, synimi në disa pjesë të caktuara të trupit për të djegur dhjamin nuk funksionon, por këto këshilla të shëndetshme mund t’ju ndihmojnë që të arrini rezultatet që i dëshironi!
1. Praktikoni ushtrimet kardio
Nëse jeni serioze për shmangien e yndyrës në trup dhe shpëtimin nga ajo, duhet të filloni të bëheni serioze edhe në lidhje me ushtrimet kardio. Vlerësohet, se mesatarisht duhet të kryeni seanca 60 minutëshe pesë herë në javë.
Për ushtrime kardio më intensive, zgjedhni intervalet kohore për trajnime pas periudhës kur trupi juaj të jetë përmirësuar, pasi kjo ofron “efekt për ekstra djegie të kalorive”. Kjo do të thotë se pas ushtrimit, trupi juaj mund të djegë më shumë kalori – 200 kalori më shumë gjatë ditës apo edhe gjatë pushimit ose gjumit – se sa gjatë përfundimit të një stërvitjeje të rëndomtë ritmike.
2. Fokusohuni në tonifikimin e shpinës
Shtoni lëvizjet që formojnë shpinën tuaj si dhe supet, që të nxirrni në pah muskujt e fortë. Gjithashtu, edhe ushtrimet për përmirësimin e qëndrimit të drejtë të trupit, mund të bëjnë mrekullira!
3. Praktikoni Yoga
Trajnimi i cilësisë së lartë si dhe ushtrimet kardio, janë me të vërtetë të rëndësishme, por yoga poashtu mund t’ju ndihmojë ta hiqni qafe dhjamin. Rutina e yoga-s për pompimin e zemrës është saktësisht ajo çfarë ju nevoitet!
4. Hani shëndetshëm
Zgjedhja e ushqimeve si dhe gatimi i recetave të shëndetshme, janë thelbësore në betejën tuaj kundër trashjes apo shtimit të dhjamit në pjesën e shpinës. Gjeni recetat më të mira për djegien e yndyrnave për të gjitha vaktet ushqimore, si për mëngjes, drekë dhe darkë, që mund të mbështesin qëllimet tuaja.
5. Bleni numër më të madh të sytjenave
Në rregull, me të vërtetë kjo nuk ndikon në heqjen e yndyrës, por sidoqoftë do t’ju ndihmojë të ndiheni më të rehatshme në lëkurën tuaj. Nëse jeni të shqetësuara në lidhje me daljen e gungave apo trashësisë rreth pjesës së sytjenave para dhe mbrapa shpinës, thjeshtë është koha të merrni një numër më të madh të sytjenave apo xhinseve. Rrobat e gjëra ju bëjnë të ndiheni më komod, kështuqë do të ndiheni më pak të stresuara gjatë veshjes së tyre. Në vend që të shqetësoheni për numrin e rrobave, gjithmonë përqëndrohuni në atë se sa rehatshëm ndjeheni në ato rroba. /kosovarja.ch.