11 C
Priština
More

    5 mënyra si të kurseni gjatë blerjes së produkteve kozmetike

    spot_imgspot_img

    Të jesh në çdo kohë e rregulluar nuk nënkupton që të shpenzoni shumë të holla dhe posedimin e një sërë produktesh kozmetike. Parfumeritë dhe dyqanet e kozmetikës janë tepër tërheqëse, por nëse dëshironi që mos të harxhoni shumë para në kozmetikë që nuk e përdorni, ndiqni këshillat në vazhdim…

    Më mirë një produkt i mirë, se dhjetë produkte të këqija

    Shpesh herë na ndodhë që nuk blejmë ndonjë produkt të cilin e dimë se është i mrekullushëm por i shtrenjtë, ndërsa nga ana tjetër nuk e kemi problem të grumbullojmë produkte të lira si balsam buzësh, xhel dushi, piling, buzëkuq, llaqe shumëngjyrëshe për thonj e gjithçka tjetër që po ti grumbullosh kapin shifrën e njejtë apo tejkalojnë me atë të produktit që e keni ëndërruar gjithmonë.

    Përcjellni lirimet

    Ekzistojnë parfumeri dhe dyqane të kozmetikës që shpesh herë kanë zbritje të çmimeve të disa brendeve të produkteve, me ulje deri në 30%. Thjeshtë ju nevoitet ti përcjellni lirimet në faqen e tyre në Facebook ose ti përcjellni reklamat në kutinë tuaj postare. Kjo është mënyra më e mirë për të kursyer para rreth produkteve kozmetike.

    Krijoni një plan për kujdesin dhe grimin

    Nëse jeni nga ata persona që blini gjithçka që ju duket e mirë, ndaloni dhe mendoni me kujdes. A mund që njëkohësish të përdorni edhe serum që aplikohet nën krem, xhel apo qumësht trupi që nuke keni harxhuar as gjysmën? Mendoni me vëmendje se cilat produkte i aplikoni dhe më pas blinia to gjëra.

    Kujdes nga produktet e dyshimta dhe fallco

    Nëse blini produkte që janë në lirim në mënyrë serike, kjo është tjetër gjë, mirëpo nëse blini një pluhur pudër që në shikim të parë duket e dyshimtë, atëherë kjo është vetëm humbje parash. Blini produkte kozmetike që kanë afat të gjatë përdorimi, pasi shumica e tyre mund të shkaktojnë edhe alergji.

    Gjejeni parfumin “për ditën”

    Nëse parfumi i juaj i preferuar është me çmim të shtrenjtë, mund ta zëvendësoni atë me ndonjë më të lirë që mund ta përdorni pa dhimbje gjatë ditës apo në punë. Aroma të shkëlqyera mund të gjinden kudo nëpër parfumeri, edhe atë me çmime të përballueshme. Për opsionin e ditës mund të zgjidhni edhe losionet aromatike për trup.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...