-2.1 C
Priština
More

    5 mënyra për luftuar gripin

    spot_imgspot_img

    Rënia e temperaturave sjell ftohje dhe viruse të shumta këtë sezonë.

    Për të filluar vitin të shëndetshëm dhe që të jemi të sigurt që çdo gjë të shkojë mirë me shëndetin duhet të kemi një kujdes më të shtuar gjatë kësaj sezone.

    Gjumë i rregullt dhe ushqim i pasur me proteina do ju ndihmojë shumë që të keni një shëndet të mirë. Ushqimi luan rolin kryesorë në aspektin shëndetësorë të trupit tuaj.

    Këto janë pesë mënyrat se si të jemi më të kujdesshëm që të parandalojmë viruset gjatë sezonës së vjeshtës dhe dimrit.

    Mbani duart e pastra: Duart prekin shumë gjëra gjatë ditës. Është me rëndësi që ti lani duart shpesh, sidomos pasi keni dale nga tualeti.

    Viruset mund të shpërndahen duke prekur sytë tuaj, gojën apo hundën. Këto zona janë shumë të ndjeshme dhe infektohen shumë shpejtë.

    Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë: Edhe nëse ju nuk dëshironi që të mungoni në punë, është shumë me rëndësi që të qëndroni në shtëpi nëse jeni sëmurë dhe nuk ndiheni mirë në mënyrë që të parandaloni transmetimin e virusit, ftohjes te personat e tjerë në punë.

    Mundohuni që të relaksoheni deri sa jeni në shtëpi dhe të kujdeseni me ushqimin që të kaloni ftohjen apo gripin. Kështu do të jeni në gjendje të ktheheni në punë më shpejtë.

    Ndiq udhëzimet shëndetësore: Është me rëndësi që të hani mirë, fruta perime, vitamina, të bëni ushtrime dhe të flini siç duhet. Kjo do i ndihmoj trupit të kthehet në gjendje të mirë sa më shpejtë.

    Kujdes nga mjedisi: Duhet të keni kujdes nga mjedisi në të cilin jeni duke qëndruar. Sidomos kur jeni i sëmurë nuk duhet të dilni në takime të tjerët, qofshin familjarë apo shoqëri. Kjo do i mbroj ata po edhe ju në të njëjtën kohë.

    Dezinfektoni duart: Dezinfektimi i duarve është çelësi kryesorë që të mos shpërndani gripin. Ai ju ndihmon që ti vrisni 99.9% të virusit që jeton në duart tuaja për 48 orë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...