5 leksione që i kuptojmë më vonë e që pendohemi tërë jetën!

Thonë se përvoja është urtësi që vjen atëherë kur nuk kemi nevojë për të dhe që nuk mund të na shërbejë. Andaj mos pritni që të ju shkelë koha, filloni të jetoni me urtësi që nga sot, duke mësuar 5 këshillat e mëposhtme.

1. Pranoni të tjerët

Ideja se e kemi fuqinë që të përmirësojmë të metat e partnerit, mikut, prindit apo fëmijëve që veçmë janë rritur, është e gabuar. Doza e shëndetshme e egos na vërteton se mënyra jonë e veprimit është e duhur mirëpo nëse tentojmë që të ndryshojmë veçoritë e të tjerëve, atëherë nuk do të kemi pasoja të mira.

Zakonisht kur veprojmë në këtë drejtim, e lëmë të nënkuptohet në heshtje se jemi më të ndriçuar se të tjerët, kemi njohuri më të thellë se ata, jemi më të mirë se ata. Kjo sjellje jo vetëm që është arrogante dhe verbëruese por edhe na pengon që të kemi njohuri dhe përvoja të reja dhe mund të zhvillojë ndjenja negative brenda nesh.

Këshilla jonë është ta kuptoni esencën e problemit, shembull, nëse partneri juaj nuk dëshiron ahengje të mëdha familjare dhe vazhdimisht ju thotë që të ikni më herët në shtëpi, herën tjetër mendoni që të shkoni e vetme që mos të jeni e detyruar të ikni më herët. Kur fëmija juaj tanimë gjimnazistë nuk deshiron që të vazhdojë shkollimin, mos e bombardoni me me leksione rreth vlerave dhe rëndësisë së arsimimit por provoni që të merrni pjesë në mendimet e tij.

2. Një lënie pas dore e padëmshme është e mirë për fëmijën tuaj

Prindërit që dëshirojnë të ndikojnë shumë në jetën e fëmijëve janë vazhdimisht në cakun e studjuesve që merren me zhvillimin e fëmijëve pasiqë këta prindër ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijës. Prindër të tillë tregojnë hapur mosbesimin që ushtrojnë ndaj fëmijëve të tyre si dhe pengojnë pavarësimin e tyre dhe nuk e pranojnë faktin që natyra ndikon në zhvillimin e tyre. Kjo nevojë e prindërve vjen nga mungesa e tyre personale e realizimit të ëndërrave fëmijërore.

Brengosja e tepruar prindërore mund të shkaktojë depresion dhe joafinitet ndaj qëllimeve tek fëmijët që do të rriten dhe që nuk do të jenë në gjendje të realizojnë qëllimet. Fëmijët e llastuar që janë mësuar të kenë gjithçka që dëshirojnë, më vonë në jetë nuk do të munden të realizojnë qëllimet e tyre komplekse. Andaj është më mirë që të lëmë fëmijët vetëm të përballen me dëshpërimet momentale si dhe të zgjidhin vetë problemet, çfarëdoqofshin, ndërsa prindërve u ngelet të jenë afër tyre për tu dhënë mbështetje morale dhe emocionale.

3. Të kundërtat nuk do të tërheqen gjithmonë

Çelësi i një lidhjeje të shëndetshme dhe të lumtur është përzgjedhja e një partneri që është në përgjithësi i ngjashëm me juve, person që pajtohet me perceptimet e juaja dhe më shprehitë e juaja. Studimet vazhdimisht potencojnë rëndësinë e vlerave të ngjashme, linjat e fytyrës, statusi ekonomik, religjioni. Studimet kanë treguar se kompaktibiliteti në aspektin e mënyrës së jetesës, politikës, edukimit të fëmijëve, moralit, finansave, ka sjellë deri tek përfundimi se partnerët që kanë dhënë përgjigje të ngjashmë janë më të lumtur me lidhjen e tyre, mirëpo nëse partnerët janë tepër të ngjashëm atëherë lidhja do të duket më tepër si vëlla-motër, tepër e parashikueshme dhe pa risi. Mesi i artë do të ishte nëse me partnerin keni aq ndryshime sa të keni përvoja te reja, mirëpo të pajtoheni në aspektet e rëndësishme si mënyra e shprehjes së ndjenjave, kodeksi moral dhe mënyra se si dëshironi të edukoni fëmijët.

4. Trajtoni miqësinë

Miqësia luan një rol të rëndësishëm për shëndetin tuaj, sasia dhe cilësia e lidhje të juaja me të tjerët mund të ndikojë edhe në jetëgjatësinë.

Sipas 148 studimeve që kanë trajtuar lidhjen mes miqësisë dhe shëndetit, kemi ardhur në përfundim se pas një periudhe 7 vjeçe, njerëzit me jetë aktive sociale kanë 50% më pak gjasa të vdesin nga cilido shkak natyror për dallim nga personat që nuk shoqërohen.

5. Epshi humb, dashuria mbetet

Çiftet shpesh vijnë në përfundim se lidhjes i ka ardhur fundi kur periudha e epshit intenziv dhe romantik zbehet. Njerëzit mendojnë se ata të cilët janë të krijuar për njëri-tjetrin nuk duhet të kenë konflikte mes tyre, kjo gjë është e gabuar. Studimet tregojnë se çiftet e suksesshme grinden, mirëpo mënyra e grindjes është e ndryshme, gjë që u mundëson të tregojnë mendimet e tyre si dhe të marrin përgjegjësi për gabimet e tyre.

Është normale që të humbet epshi, dashuria romantike zgjat mesatarish një vit e gjysëm. Dashuria e thellë rezulton nga vullneti i pranimit të parnterit edhe pasi të kemi parë dhe pranuar parregullsitë e tij.

kosovarja.ch