5 këshilla të çmueshme që më dhanë njerëz të ndryshëm

Unë nuk jam edhe aq i shquar për dhënie këshillash. Por, pranimi i këshillave – është një tjetër çështje. Më pëlqen shumë kur dëgjojë këshilla nga ndokush tjetër apo kur merr situatën në dorë në momentet kur kam më së shumti nevojë. A e keni parasysh kur një person ju bindë për ndonjë gjë e dikush tjetër për gjëra tjera? Unë jam ai lloj i personit që i ndëgjoj të gjithë.

Kështuqë, me kalimin e viteve kam marr më shumë këshilla nga të tjerët se sa që unë u kam ofruar tjerëve. Ndonjëherë, këto këshilla kanë qenë të dobishme, e nganjëherë jo edhe aq. Por, megjithatë këshillat e mira janë gjithmonë të mirëseardhura. Në vazhdim po ju paraqes këshillat e të tjerëve, edhepse teknikisht nuk janë këshillat e mia – unë jam vetëm i dërguari.

Në punë: “Gjithmonë bëhuni mendjehapur përtej kapacitetit tuaj” – ish bosi im

Askush nuk dëshiron të zhytet tërësishtd he të mundohet në punë, por edhe askush nuk do dëshironte të mos sfidohet me ndonjë angazhim. Ja ku zë vend kjo këshillë. Nxitni veten të punoni më shumë se ç’mundeni realisht, për shembull kur merrni ndonjë pozitë të re në punë, kur intervistoheni në ndonjë punësim të ri apo diçka të ngjashme. Gjithmonë e kam mbajtur mend këtë këshillë dhe më ka ndihmuar shumë të orientohem në pozicionet dhe projektet e reja.

Në shoqëri: “Nuk mund të bësh disa gjëra njëkohësisht” – nëna e një mikës sime

Para disa viteve, nëna e një shoqes sime të kolegjit na tha: “Një prapanicë nuk mund të shkojë në dy dasma”. Kjo nënkuptonte se nuk mund të shkonim në dy ahengje njëkohësisht, duhej të zgjidhnim një ambient ku do dëfreheshim pa u ankuar më pas pse e kemi humbur mbrëmjen tjetër. Kjo po që është një këshillë e mirë. Me një fjalë, shijoni momentin ku jeni dhe mos mendoni për atje ku nuk jeni.

Në martesë: “Bëhuni tifozët më të mirë të njëri-tjetrit” – halla ime

Është shumë lehtë që të korrigjoni bashkëshortin tuaj apo ta bezdisni atë duke i thënë se mënyra e veprimeve tuaja është më e mirë. Është gjithashtu shumë lehtë të mos i kushtoni vëmendje partnerit, të mos i jepni ndonjë kompliment apo ta uroni për ndonjë punë të mirë. Kohë më parë, i tregoja hallës sime se sa i mrekullueshëm është burri im dhe sa krenare jam për të. Ajo më pyeti: “A ia ke thënë këto fjalë burrit tënd”? Mos harroni që duhet të jeni tifozët më të mirë të njëri-tjetrit. Kjo këshillë më është ngulitur në kokë. Gjithmonë e vlerësoj për gjërat e mira që bën dhe i them se jam krenare për të. Ai poashtu e bën të njejtën gjë për mua. Tifozeria për njëri-tjetrin duhet të jetë e dyanshme, kështuqë ju jeni gjithmonë në të njejtin ekip dhe bëni tifo për njëri-tjetrin.

Në prindërim: “Fëmijët duhet ti përshtaten jetës suaj gjithashtu”, gruaja e mikut

Çdo prind e di ose të paktën dyshon se jeta juaj do të ndryshojë në një mënyrë që kurrë nuk e keni imagjinuar ndonjëherë, pasi të bëheni me një fëmijë. Kjo është më se e vërtetë. Gruaja e mikut më tha këtë pasi mbeta shtatzënë me fëmijën e parë. Unë e admiroja atë kur e shihja me foshnjen e saj duke iu përshtatur në tërë rutinën e saj ditore, gjatë ngrënies drekë, gjatë shetitjeve apo kryerjes së ndonjë obligimi. Unë e mbaj mend këtë këshillë për secilën fazë zhvilluese të fëmijëve të mi. Sigurisht që rutina jonë e përditshme dhe planet e fundjavës janë të ndryshme, por fëmijët tanë përshtaten në jetën tone dhe në gjërat që ne i gëzojmë – ata janë kënaqësia më e madhe e prindit.

Gjatë ballafaqimit me njerëz të komplikuar: “Buzëqeshni me të gjithë”, nëna ime

Kjo është një këshillë shumë e mirë dhe e lehtë për ta praktikuar. Nëse ndokush ju vështirëson gjendjen momentale apo ju prish disponimin, vetëm buzëqeshni. Përgjigja juaj ndaj tyre, pa marrë parasysh se çfarë ju thoni, automatikisht do të tingëllojë më butë apo me mirësjellje kur të shohin fytyrën tuaj të buzëqeshur. Është shumë e vështirë të jeni i pasjellshëm me personin i cili ju pret me buzëqeshje në fytyrë. E qeshura gjithmonë funksionon.

kosovarja.ch