-0.3 C
Priština
More

    5 këshilla mode për femrat që kanë shtuar peshë

    spot_imgspot_img

    Xhesika Friling është eksperte mode, fotografie, stajlingu dhe grimi. Ka punuar në film, teatër, në videoklipe muzikore dhe në televizione. Përvec kësaj, ajo është e shëndoshë dhe nuk ka kurrëfarë kompleksi kur flet për masën e vet.

    – Kur industria e modës thotë se numri 44 është “plus size” dhe se modelet mbajnë numra 34-36, pyetuni se cila është e verteta. Gruaja amerikane mesatarisht mban numër 46 -, ka thënë Xhesika.

    Pavarësisht se c’numër mbani, Friling është një inspirim I vërtetë. Mendimet e saj mbi pamjen e zonjave të plota dhe mbi mundësinë e tyre për t’u kujdesur për vete varësisht nga masa që kanë është mjaft inspirative:

    – Përkryerja është vepër e fotoshopit, në mënyrë që të na bëjë të blejmë dicka. Problemi I madhësisë është në luftë të përhershme midis madhësisë “plus sajz” dhe madhësisë së “shëndetshme” , por me rëndësi është të pranohen gratë e të gjitha madhësive – ka thënë ajo.

    Nëse do t’ju kishim lehtësuar me atë se cfarë të veshni cdo mëngjes, do të kishit qenë të kënaqura me trupin tuaj, apo jo? Xhesika ka përcaktuar disa këshilla mode për veshjen e zonjave të shëndosha.

     1. Injorojeni madhësinë e rrobeve

    Ai është vetëm një numër. Me rëndësi është sse si ajo veshje ju rri ju dhe sa ju përshtatet ajo madhësi. Mos druani të merrni pantallona një numër më të mëdha, pasi ato do t’ju mbështjellin më mirë.

     2. Ndaloni së fshekuri dhe së kërkuari falje

    Filloni ashtu që të jepni pak ngjyrë në kombinimet tuaja. Nuk do të dukeni më të holla me të zeza e më të shëndosha me ngjyra të ndezura.

    – Unë vishem me ngjyra të ndezura- ka thënë Friling.

     3. Më e madhja nuk është më mirë

    Femrat e shëndosha mendojnë nëse veshja nuk është e ngushtë do të duken më të dobëta. E nuk është ashtu! Mos vishni gjëra tepër të ngushta, por ato që veshni duhet t’ju bëjnë tamam.

     4. Bëni grim

    Kur flitet për grimin, I harrobni të gjitha rregullat. Kush thotë se nuk guxoni t’I lyeni me të zezë sytë apo të vini buzëkuq të ndezur vetëm pse jeni të shëndosha?

     5. Mbathni këpucë me take

    Secila femër është e apasioniar pas takeve. Frilin ju këshillon të mbathni cdolloj këpuce që ju pëlqen, e para së gjithash cizme.

     *KËSHILLË PLUS

    – Nëse në ndonjë veshje ndiheni të rrehatshme dhe ju pëlqen, vishni cfarë të dëshironi. Mos kini frikë nga pantallonat e ngushta. Nëse zgjidhni numrin e duhur, do t’ju rrinë shumë mirë! – ka thënë Xhesika.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...