Minuta 1 deri në 5.
Hapi juaj u parë liron kimikate që prodhojnë energji në qelizat që furnizojnë aktivitetin tuaj. Zemra fillon të rrahë nga 70 deri në 100 rrahje për minutë, qarkullimi i gjakut përshpejtohet dhe i ngroh muskujt.
Nujet e juaja lirojnë lëng lubrifikues që ju ndihmon të ecni lehtësisht. Derisa vazhdoni të lëvizni, trupi juaj djeg 5 kalori në minutë në krahasim me 1 kalori derisa pushoni. Trupi juaj ka më tepër nevojë për karburant dhe fillon të djeg karbohidratet nga rezervat e trupit.
Minut 6 deri në 10
Zemra rrah nga 100në 140 rrahje për minutë, digjen 6 kalori në minutë. Një ngritje e lehtë e tensionit të gjakut përcjellet me lirimin e kimikateve që zgjerojnë enët e gjakut, duke sjellur ë tepër gjak dhe oksigjen tek muskujt që punojnë.
Minuta 11 deri në 20
Temperatura e trupit fillon të rritet dhe filloni të djersiteni pasiqë enët e gjakut afër lëkurës zgjerohen dhe lirojnë nxehtësi. Derisa ecja juaj bëhet më e shpejtë, filloni me djegjen e 7 kalorive në minutë dhe të merrni frymë më rëndë. Hormonet siç është epinefrini dhe glukagoni rriten që të çlirojnë karburante tek muskujt.
Minuta 21 deri në 45
Ndjeheni e fuqizuar, filloni të relaksoni pasiqë trupi çlirohet nga tensioni falë nga kimikatet e mira sikurse endorfina në tru. Sa më tepër që djegen kaloritë, insulina ulet- lajme të mira për secilin që lufton me mbipeshën dhe diabetin.
Minuta 46 deri në 60
Muskujt ndehen të lodhur pasiqë keni harxhuar rezervat e karbohidrateve. Ftoheni ngadalë, rrahjet e zemrës zvogëlohen bashkë me frymëmarrjen. Tani djegim më pak kalori mirëpo prap më shumë se para se të fillonim. Djegja e kalorive do të vazhdojë deri në një orë pas pushimit./kosovarja.ch/