1. Shumë njerëz nuk e përjetojnë orgazmën për çdo herë që kryejnë marrëdhënie. Është krejtësisht normale, nëse nuk e keni përjetuar ndonjëherë deri më sot.
2. Ndryshe nga ajo që na tregohet shpesh në filma, është normale të mos e përjetoni orgazmën në të njëjtën kohë me partnerin tuaj, sikurse është normale nëse ndodh.
3. Për gratë është më e vështirë arritja e orgazmës vetëm nëpërmjet penetrimit, prandaj mund të nevojitet stimulimi klitoral dhe për disa mund të mos nevojitet penetrimi. Çfarë e bën dikë të ndjehet mirë, mund të mos funksionojë për dikë tjetër.
4. Orgazmat nuk janë gjithnjë as shpërthyese sa duken në filma apo në filma për të rritur.
5. Vetëm sepse partnerët nuk përjetuan orgazmën, nuk do të thotë domosdoshmërisht se seksi ishte i keq. Mund të ndjeni gjithsesi kënaqësi maksimale.
Burimi: Self Magazine