Vështirë për t’u pranuar, por e lehtë për t’u besuar: 8 deri 10 amerikanë shpenzojnë gati çdo minutë të ditës së tyre të punës duke qëndruar ulur, është publikuar në revistën PLOS One.
Por, problemi nuk qëndron vetem tek të ulurit, por tek pasiviteti që shoqërohet së bashku me të, thekson Mark Schneider, trajner personal në lëvizjen Minneapolis. Si rezultat, njerëzit djegin 120 deri 140 më pak kalori gjatë ditëve të punës në krahasim me ata gjatë viteve 1960 duke rezultuar në shtim të peshës. Por, gjëja më e rrezikshme e të qëndruarit ulur nuk është vetëm shqetësimi i peshës, por edhe ndikimi në shëndet. Duke qëndruar tërë ditën ulur, ju e rrezikoni trupin tuaj në shumë gjëra akoma më të këqija.
- Ju mund t’i thuani lamtumirë kolesterolit të mirë, me vetëm dy orë qëndrim ulur. Kështu djegja e kalorive tuaja zvogëlohet dukshëm si dhe enzimat që ndihmojnë në ndarjen e yndyrës. Kjo enzimë gjithashtu luan rol në ndryshimin e densitetit të ulët të lipoproteinës (kolesterolit të keq). Kjo posaçërisht ndikon tek personat që qëndrojnë ulur në ambient të punës për më shumë se 8 orë në ditë pa lëvizur.
- Muskujt tuaj do të ndjejnë dhimbje – gjatë gjithë kohës. Mënyra se si qëndroni ulur dhe pozicioni i trupit ka shumë rëndësi gjatë ambientit të punës. Mungesa e vëmendjes për këto gjëra shkakton problemin në fjalë. Qëndroni të ulur mirë në mënyrë që të keni efekte minimale negative. Gjatë qëndrimit ulur, këmbët tuaja, veshët, supet, gjunjtë dhe ijet duhet të formojnë një vijë të drejtë me shpinën në një formë “S” për shkak të lakimit të saj natyral.
- Ju keni 2 herë më shumë gjasa të ballafaqoheni me trashësinë. Siç e cekëm më lartë, gjatë pozicionit ulur, raportohet se ju jeni 2 herë më të prirur për trashësi nëse qëndroni ulur për 6 orë në ditë në krahasim me 30 minuta në ditë.
- Do të keni rritje të rrezikut për kancer, diabet tip2, sëmundje kardiovaskulare. Pasiviteti i vret njerëzit dhe paraqet një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit të kësaj gjenerate.
- Rreziku i përgjithshëm i vdekshmërisë është në rritje. Qëndrimi ulur për më shumë se gjashtë orë në ditë mund të rrisë rrezikun e përgjithshëm të vdekjes deri 94%.
Për fat të mirë, nuk keni pse shqetësoheni aq shumë nëse e keni punën në zyrë…
Duke qëndruar në intervale të rregullta mund të reduktojë rrezikun e sëmundjeve. Sigurohuni që të ndërroni pozitën e trupit gjatë qëndrimit të gjatë ulur, kjo ju ndihmon në parandalimin e pozicioneve të këqija që ndikojnë në shëndetin tuaj. Vetëm disa minuta ngritje në këmbë nga tavolina e punës, janë shumë të dobishme dhe rekomandohen një total prej 10.000 deri 13.000 hapa në ditë.
Trupat tanë nuk janë të destinuar për t’u ulur gjatë tërë ditës. Zgjohuni çdo orë bëni lëvizje të trupit dhe tërheqni muskujt duke bërë zgjatje. Gjithashtu, bëni stërvitje – ky fleksibilitet dhe stërvitjet e rregullta mund të balansojnë zonat më të ndikuara nga pozicioni i ulur.
Bëni rutinë që të fokusoheni në një periudhë të caktuar kohore, krijoni pozitivitet përreth jush dhe largoni ndikimin negativ. Nëse keni nevojë për ndonjë shtytje shtesë, atëherë vendosni një orë alarmi që të zgjoheni nga qëndrimi ulur sa herë që e keni programuar kohën.
Nëse shtrirja, tërheqja e muskujve apo ecja në këmbë nuk ju ndihmojnë, atëherë duhet të mundoheni që së paku deri 60 apo 75 minuta në ditë të bëni aktivitet të moderuar intenziv, në mënyrë që të balanconi problemet e trupit./kosovarja.ch/