-0.8 C
Priština
More

    5 gjëra që nuk guxoni t’i thuani para vajzës sepse ia shkatërroni…

    spot_imgspot_img

    5 gjëra që nuk guxoni t’i thuani para vajzës sepse ia shkatërroni vetëbesimin dhe do të mendojë se është e shëmtuar

    Nëse nuk kujdeseni se çka flisni para fëmijëve, kjo mund të lë pasoja serioze tek ata, veçanërisht në periudhën e zhvillimit trupor dhe mental

    Si të ngrisim kuptimin pozitiv te fëmijët kur bëhet fjalë për trupin e tyre, pyetje e cila i mundon të gjithë prindët.

    Studimi i fundit i fushatës “Be Real” ka treguar se dy nga tre nxënës të shkollës së mesme janë të shqetësuar për pamjen e tyre, kurse hulumtimet amerikane vitin e kaluar kanë zbuluar se fëmijët që në moshën pesëvjeçare thonë se nuk janë të kënaqur me trupin e tyre.

    Prindët duhet ti shmangin këto deklarata para fëmijëve:

    Ajo nuk duhet t’i veshë ato

    Liam Preston, shef i fushatës “Be Real”, thotë se bëhet fjalë për vendosjen e asaj që është “normale” në familjen tuaj.

    Njerëzit e kanë lehtë të thonë gjëra që personalisht nuk do ti thonin njerëzve që i shikojnë në televizion, por këtë shpesh e bëjnë para fëmijëve të tyre.

    Komentet që i dërgoni të tjerëve, në këtë apo atë mënyrë, që i referohen trupit dhe pamjes së tyre, fëmijëve i bëhen standard dhe mendojnë se edhe ata duhet apo nuk duhet të duken ashtu.

    Dukem tmerrshëm ose duhet të humbë peshë

    Ashtu si ndjeheni dhe flisni për trupin tuaj në mënyrë direkte ndikon edhe te fëmijët tuaj dhe ata fillojnë të marrin të njëjtën përshtypje për trupin e tyre. Kjo më shumë ndikon te vajzat se te meshkujt.

    – Nëse nëna vazhdimisht flet negativisht për trupin e saj para fëmijës, ajo i flet se mënyra si i duket trupi është me rëndësi, se duhet të duket në mënyrë të veçantë dhe nëse jo, kjo sjell pafatësi – ka deklaruar psikologu i klinikës, dr. Rachel Endrius.

    Ky është ushqim i keq

    Zhvillimi i marëdhënies së shëndetshme me ushqimin është komponentë kryesore për arritjen e marëdhënies së shëndetshme me trupin. – Nëse diçka e shënoni si “ushqim i keq”, njejtë do të mendojnë edhe fëmijët tuaj, pa marrë parasysh se me çfarë konteksti është thënë kjo – ka deklaruar Preston.

    Dukesh më e trashë apo më e dobët

    Theksimi se pamja e vajzës suaj ka ndryshuar është mjaft e rrezikshme, madje edhe nëse thuhet si kompliment. Ajo mund të fillojë të bëjë presion mbi vetëveten, që të duket më mirë dhe me këtë e ngarrkon veten.

    Edhe pse është e rëndësishme që prindët të vërejnë ndryshimet në shëndetin e fëmijës së tyre, këtë duhet me kujdes ta zgjidhin dhe në mënyrë pozitive, duke e inkurajuar të regjistrohet në ndonjë aktivitet sportiv.

    Komplimentet që bëhen vetëm për pamjen

    – Zhvendosni fokusin në aftësi, talente dhe resurse që keni ju dhe fëmija juaj – konsideron dr. Endrius.

    – Mënyra më e mirë të mbroni fëmijët tuaj nga pasqyrimi negativ në botën e jashtme është të kujdeseni kur flisni para tyre – ka shtuar Preston.

    – Bisedoni për gjërat pozitive për trupin, dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të flisni me fëmijët në moshën e re të rritjes.

    Sally McLean ka sjellë një situatë me vajzën e saj:

    Një mëngjes, përderisa e ndihmoja vajzën pesëvjeçare, Sofia të bëhet gati për në shkollë, e dëgjova këtë nga ajo:

    „Nuk dua ta veshë këtë mami, sepse më bën të dukem e trashë, më nxjerr barkun“.

    – Natyrisht se isha e shqetësuar sepse ne nuk flasim kështu para fëmijëve – ka shpjeguar kjo nënë

    Sofia sapo ka filluar të shkojë në shkollë dhe bota e saj po zgjërohet shpejtë.

    – Ajo që më shqetëson është se fëmija me vetëm pesë vjet ka qëndrim të tillë, kurse askush në familje nuk ia ka imponuar, mund ta paramendoj çfarë rreziku mund të krijohet jashtë shtëpisë. Qëllimisht apo jo, fëmijët duan të ngacmojnë fëmijët tjerë kur bëhet fjalë për pamjen, dhe atëherë krijohet ajo trauma që fëmijët e mbajnë tërë jetën – ka deklaruar Sally McLean.

    Duhet të jemi shumë të kujdesshëm para fëmijëve, ata kuptojnë gjithçka, dëgjojnë gjithçka dhe përvetësojnë modele të tilla të të menduarit./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...