Provoni këto gjëra dhe mund të arrini shumë shpejtë qëllimet…
Përveç ndryshimeve të mëdha si të konsumoni më shumë perime, të zvogëloni konsumin e sheqerit si dhe të angazhoheni në një rutinë të stërvitjes, poashtu edhe disa shkathtësi të vogla të sjelljes mund të kenë ndikim domethënës në aftësinë tuaj për të humbur peshë.
Lajm i mirë është se modifikimi i disa shprehive të vjetra dhe shtimi i disa sjelljeve të reja në ditën tuaj mund t’ju ndihmojë të qëndroni në rrugën e duhur në qëndrimin e humbjes së peshës. Shtoni këto pesë zakone në rutinën tuaj të pasdites dhe jeni gati në pëmbushjen e qëllimit tuaj.
- Dëgjoni urinë tuaj
Kjo është një shprehi shumë e dobishme, nëse tentoni të qëndroni në linjë. Kontrolloni urinë tuaj, dhe në vend se të konsumoni shujta të mëdha të ngrënies, mund të ngopeni me disa ushqime të lehta apo të balancuara.
- Kujdesuni për kafshatat, lëpirjet dhe shijet
Nuk është e thënë të hani vetëm sepse ushqimi është atje. Ndonjëherë, të kërkoni pak ose të lëpiheni për ndonjë ushqim të shijshëm mund të ju shtojë kalori. Mos i provoni gjërat nëse nuk jeni edhe aq të uritur vetëm për të ngopur veten.
- Lëvizni
Fakti se ushtroni në mëngjes, nuk nënkupton se duhet të rrini pa lëvizur gjatë tërë pasditës. Nëse ju uleni për pjesën tjetër të ditës atëherë thjeshtë keni reduktuar efektin e mirë të stërvitje. Bëni përpjekje për t’’u ngritur dhe lëvizni të paktën një herë në orë, madje edhe nëse bëhet fjalë për pak minuta kohë. Të gjitha këto lëvizje të vogla i bëjnë mirë trupit tuaj.
- Pini më shumë ujë
Njerëzit nënvlerësojnë faktin se mospirja e mjaftueshme e ujit mund të ndikojë në organizmin tonë. Madje edhe një dehidrim i lehtë (një ose dy gota) mund të ju bëjë të uritur, kur në të vërtetë mund të keni nevojë për lëngje. Pas drekës, sigurohuni që të mbani një shishe afër vetes dhe të pini gjatë tërë kohës.
- Bëni trajnime në intervale kohore
Gjatë frekuentimit të palestrës, punoni për trajnime në intervale me intenzitet të lartë. Këto ndikojnë në djegien e yndyrës dhe kalorive deri 24 orë më pas. Intervale të shkurtra të trajnimit mund të jenë shumë të dobishme për trupin tuaj. Përpiquni të bëni ndonjë sesion stërvitjesh gjatë pasdites, madje edhe nëse bëhet fjalë për 10 minuta kohë.
/kosovarja.ch/