Unë parapëlqej shumë rritjen e thonjve artificial me akril, i lyej rregullisht me ngjyra të ndryshme dhe u jap formë sipas trendeve të fundit. Kur njerëzit më shohin, kanë ndjesinë se unë jam femër e klasit të lartë, me gjithë ato thonj të mirëmbajtur në bazë të rregullt. Por, e vërteta është, se pas kësaj bukurie fshihen shumë gjëra jo të këndshme.
Në vazhdim po ju paraqes 5 të fshehta që unë i kam përjetuar gjatë mbajtjes së thonjve artificial me akril. Ata janë si në vazhdim:
1. Ju do të bëheni të varur ndaj të tjerëve, në mënyrë që mund të ju shqetësojë
Me thonj të mëdhenj ekzistojnë vështirësi të ndryshme gjatë mirëmbajtjes së tyre. Disa nga gjërat, si hapja e kanaqeve, të shkruarit dhe aplikimi i balsameve me brushë – mund të jenë të përballueshme. Por, ka gjëra që thjeshtë janë të pamundura, apo edhe ju frustrojnë aq shumë. Këtu bëjnë pjesë:
- Mbyllja e zinxhirit të qaforeve apo aksesoreve tjerë
- Mbyllja e kopsave të këmishave apo fundeve
- Zgjidhja e nyjeve të atleteve
- Vështirësi në kapjen e gjërave të imëta.
2. Mund të përfundoni me gjakderdhje të dhimbshme
Po është mëse e vërtetë. Mirë thonë që “bukuria dhemb”! Unë përfundova në lëndimin e njërit thua duke hedhur mbeturinat në oborr. Ishte tmerruese, kur pashë si më rridhte gjak pandërprerë. Dukej sikur asistoja në ndonjë film horror me aq shumë përfshierje gjaku në gishtërinjtë e mi. nuk ishte hera e fundit që pësova thyerje të thonjve. Herën tjetër më ndodhi duke hapur derën e veturës, isha pak nxitimthi dhe i përplasa thonjtë drejtpërdrejtë në derën e makinës. Më është dashur të pres deri në rritjen 1 centimetërshe dhe të vazhdoj me rregullimin akrilik. Po, sepse jam një maniake!
3. Sikur kafshët të flisnin, do të bënin rënkime të këndshme gjatë përkëdheljes së tyre me këta thonj
Thonjtë me akril janë më të drejtëpërdrejtë se thonjtë e zakonshëm. Pra, nëse e keni shprehi ta gërvishni partnerin prapa shpine gjatë aktit seksual, më mirë mos i vendosni fare thonjtë akrilik. Ndërsa kafshët, pëlqejnë shumë përkëdheljen e kokës së tyre apo trupit me këta thonj, ata ndjehen aq mirë saqë iu vjen sikur një masazhim relaksues. Që kur i kam hequr thonjtë akrilik, qenushi im nuk më vjen fare vërdallë.
4. Do të dëmtoni tërësisht thjerrëzat tuaja
Nëse mbani lente kontakti të buta, përgatituni ti dëmtoni apo prishni ato!
Duhet shume delikatesë që të mësoni si ti hiqni me kujdes thjerrëzat sepse ato shumë lehtë mund të prishen gjatë heqjes, si rezultat i brishtësisë së tyre.
5. Pas heqjes së thonjve, duhet të mësoni disa gjëra
Pas mbajtjes së gjatë të thonjve artificialë, vendosa që ti heq ato, duke i kthyer thonjte e mi natyral dhe duke i lënë që të marrin paksa frymë dhe të pushojnë nga izolimi. Fillova të përcjell shumë tutoriale për heqjen sa më pak të dhimbshme, dhe megjithëse tani mund të kap zinxhirin e qafores, mund të bëj shumë gjëra lirshëm, por sërish ndihem si një fëmijë i pafuqishëm, sepse mw duket sikur nuk shkruaj mirw nw tastierw, nuk mw pwlqen mw qenushi im dhe nuk ndihem si njw barbi atraktive. Isha mësuar me këtë lloj bukurie të dhimbshme! Por, më e mira është se tani sa herë që kapi një gotë me ujë apo qumësht, nuk e derdhi mbi tastierën time, sepse kam ndjesi më të lartë.
kosovarja.ch