Këto janë shumë të vogla, por mjaft fuqiplote…
Vezoret luajnë një rol shumë të rëndësishëm në jetën e një gruaje, por që ne interesohemi po to vetëm gjatë periudhës kur duam të mbesim shtatzënë. Sipas perspektivës apo funksionit biologjik, ne jemi në Tokë vetëmpër të prodhuar sa më shumë njerëz, kështuqë vezoret janë një nga organet tona më të rëndësishme. Pra, në vazhdim po ju paraqesim 5 gjërat që nuk i dini në lidhje me “miqtë tuaj më të mirë riprodhues”.
1. Vezoret prodhojnë shumë hormone
Vezoret tuaja sekretojnë estrogjenin dhe progesteronin, thekson Minkin. Këto dy hormone janë përgjegjës për zhvillimin e trupit të femrës gjatë pubertetit (rritja e gjoksit, menstruacionet dhe zgjerimi i kofsheve). Këto hormone gjithashtu përgatitin mitrën tuaj për konceptim – dhe mos prodhimi i mjaftueshëm mund të shpie në vështirësi të mbetjes shtatzënë.
2. Vezoret ndryshojnë madhësinë
Ashtu si shumica e organeve tuaja, vezoret nuk janë statike në madhësi, këto në të vërtetë ndryshojnë shumë gjatë ciklit tuaj dhe rrjedhës së jetës. Muaj për muaj këto mund të ndryshojnë madhësi (të cilat janë në madhësi normale nga 3-5 centimetra) në të cilën madhësia e tyre luhatet duke liruar një vezë çdo muaj. Këto ndryshime ndalojnë kur ju të kaloni në fazën e menopauzës. Pasi të humbet funksioni i tyre, kushtimisht këto fillojnë të vyshken.
3. Vezoret mund të stresohen
Ovulacioni definitivisht është i prekur nga stresi, thotë Dweck. Kur trupi juaj është në gjendje stresive – flasim për ndonjë ndryshim të madh në jetën tuaj si të larguarit në ndonjë qytet tjetër në kolegj apo ndonjë ndryshim fizik si humbje e peshës – atëherë edhe vezoret do të ndalojnë lëshimin e vezëve. Andaj edhe Dweck rekomandon që të parandalohet shtatzënia gjatë kohës së stresit.
4. Vezoret mund të jenë përgjegjës për aknet tuaja
Meqenëse vezoret luajnë një rol të madh në balansin tuaj hormonal, këto mund të jenë përgjegjës për çështje të ndryshme trupore prapa këtyre hormoneve. Me sindromin policistik ovarian, balansi hormonal i estrogjenit, progesteronit dhe testosteronit ndryshon me të vërtetë, thotë Dweck. Simptomat nga testosteroni i tepruar siç janë aknet, rritja e qimeve në vendet tipike mashkullore dhe luhatjet e peshës, të gjitha këto mund të qëndrojnë prapa vezoreve. Mirëpo, me ndihmën e mjekut, ai mund të ju përshkruajë ilaçe që ju ndihmojnë ta keni nën kontroll balansin hormonal.
5. Vezoret pëlqejnë pilulat kontraceptive
Pilulat kontraceptive mund të reduktojnë dukshëm rrezikun e kancerit ovarian brenda disa muajve fillimi, thuhet sipas American Cancer Society. Këto pilula luajnë rol të rëndësishëm madje edhe në zvogëlimin e rrezikut te gratë që janë bartëse të mutacioneve gjenetike (që ju vënë në rrezik të lartë për kancer ovarian), thotë Minkin. Pilulat kontraceptive janë jashtzakonisht të efektshme dhe mund të zvogëlojnë rrezikun deri në 50%, sipas disa studimeve. Është një faktor shumë i mirë mbrojtës.