Shumica e njerëzve bllokojnë dhomat e veshjes duke provuar rroba sidomos gjatë sezonit të bikinive, por siç rezulton ka edhe një numër arsyesh tjera që duhet të jeni të kujdesshëm derisa provoni rroba në duqanin tuaj të preferuar. Siç rezulton, ka shumë fakte të mëdha për garderobierët, dhe përveç se ndani një dhomë të përbashkët me një numër të madh njerëzish, ekziston edhe çështja e sanitarisë, dhe hëren tjetër që do dëshironit të provonit diçka duhet të bëni kujdes.
Nga bakteriet e shumta e deri te sëmundjet ngjitëse, madje edhe ato seksuale, ju mund të tmerroheni se çfarë mund të ketë në një dhomë të veshjes. Lexoni disa nga faktet neveritëse gjatë përpjekjes për të provuar rroba dhe si ti shmangni ato.
-
Shumica e bakterieve nuk jetojnë në dhomat e veshjeve
Ndoshta do të liroheni nëse jut hemi se shumica e bakterieve nuk jetojnë nëpër garderobiere, por fatkeqësisht kjo është për shkak se ato jetojnë në rrobat që ju provoni, sipas një raporti nga CNN. Qelizat e lëkurës dhe djersa bashkangjiten në brendësi të rrobave gjatë përpjekjes për ti provuar ato, kështuqë, nëse është e mundur, sigurohuni që të veshni diçka nën të, që mos të vini në kontakt direct me rrobat e provuara.
-
Bakteria mund të hyjë përmes prerjeve të vogla të lëkurës apo plagëve
Nëse keni një prerje të vogël ose një gërrvishtje gjatë rruajtjes së këmbëve, do të jeni më të prirur ndaj infeksionit ose sëmundjeve kur provoni rroba në garderobier. Sigurohuni që të mbuloni me ndonjë fashë vendin e lënduar para se të provoni diçka.
-
Dhomat e veshjes mund të përhapin sëmundjet ngjitëse seksuale
Nëse tentoni të provoni ndonjë bikini në ndonjë garderobier, duhet të keni kujdes që pëlhura e tyre të mos prek gjenitalet tuaja, pasiqë ato i kanë provuar edhe shumë persona tjerë, madje edhe nëse përmabn ngjitësin mbrojtës plastik. Kjo mund të transmetojë bakteriet fekale dhe viruset si herpes në trupin tuaj lakuriq. Ekspertët rekomandojnë të provoni rroba banjot mbi të brendshmet tuaja.
-
Këpucët mund të bartin bakterie në këmbë
Kur provoni një palë çizme apo atlete në ndonjë dyqan sportive, ju bëheni të ndjeshëm për paraqitjen lythave në këmbë dhe lëkurë irrituese. Bakteriet nga qelizat e lëkurës së njerëzve tjerë mund të rriten në brendësi të këpucëve, kështuqë sigurohuni që të vishni çorape të trasha kur të provoni ndonjë palë këpucë.
-
Bakteria mund të jetojë në rrobat tuaja deri në gjashtë muaj
Pasi të largoheni nga garderobieri dhe vendosni të bëni një blerje, nuk jeni të pastër derisa të lani rrobat që bleni. Bakteriet e zakonshme si lloji i saj që shkakton virusin në stomak , mund të jetojë në veshjet prej pambuku për disa ditë, ndërsa bakteriet stafilokoke mund të jetojnë në veshjet tuaja deri në gjashtë muaj! Shmangni sëmundjet duke i larë mënjëherë rrobat e blera pasi të ktheheni nga dyqani.