Depilimi për shumë femra është pjesë e kujdesit të përditshëm mirëpo gjatë muajve me acar koncentrohemi më tepër në mënyrat e tjera të trajtimit të lëkurës dhe trupit sikurse janë kremat që e hidratojnë lëkurën të cilën e thanë dimri.
Të shmangeni nga depilimi i zonës së bikinive në këtë periudhë nuk është e pazakontë, ndërsa ne ju sjellim 5 arsye pse duhet bërë një gjë e tillë.
Qimet e turpshme ulin fërkimin
Qimet e turpshme ndodhen aty me arsye pasiqë kanë funksionin e tyre i cili është të shërbejnë si barrierë për fërkimin. Kjo përfshin fërkimin e trupit me rrobat mirëpo edhe fërkimin gjatë seksit.
Qimet e turpshme mbrojnë nga bakteriet
Prerjet dhe çarjet që mund të shfaqen pas rrojes apo mënyrave tjera të eliminimit të qimeve, në kombinim me ngrohtësinë dhe lagështinë e zonës gjenitale, mund të sjellin infeksione. Qimet shërbejnë si barrierë edhe për bakteret dhe e mirëmbajnë sasinë e nevojshme të bakterieve.
Nuk do keni problemin e qimeve që rriten përbrenda
Qimet që rriten përbrenda lëkurës shpesh vijnë si pasojë e rrojes apo depilimit me dyll. Në vendin e qimeve të rritura përbrenda mund të paraqitet si puçërr e vogël nga e cila qimja mund të hiqet vetëm me shtypje apo me ndihmën e pincetës.
Bikini zona është më e vështira për depilim
Nëse dëshironi që të eliminoni thelbësisht qimet e zonës intime, duhet të pastroni edhe zonën e brendshme të kofshëve, gjithashtu duhet të keni kujdes edhe në lëkurën e hollë e cila mund të lëndohet lehtësisht.
Do të kurseni të holla
Depilimi më i rrallë do të thotë më pak të holla të harxhuara. Sigurisht që depilimi me brisk të rrojes është më i lirë se ai me dyll, mirëpo prap do ju duhet brisku më i shtrenjtë dhe kremë kualitative për rroje./kosovarja.ch/