-0.8 C
Priština
More

    5 arsye pse mishërat e dhëmbëve pësojnë gjakderdhje gjatë larjes së dhëmbëve

    spot_imgspot_img

    Hormonet mund të jenë arsyeja për fajësim…

    Ndonjëherë gjatë larjes së dhëmbëve, shumica prej nesh preferojmë të lajmë thellë dhëmbët e deri sa të vërejmë disa pika gjaku në lavaman. Por duhet të dijmë se gjaderdhja nga mishërat e dhëmbëve nuk është normale, thotë periodontisti Sally Cram, duke shtuar se në fakt mund të bëhet fjalë për ndonjë sëmundje të mishit të dhëmbëve (gingivitis apo inflamacion i mishërave) që buron nga krijimi i bakerieve dhe pllakës mbi dhëmbët tuaja.

    Pastrimi agresiv i dhëmbëve nuk është shkaku i vetëm i gjakderdhjes së mishërave, në fakt ekziston edhe një numër i shkaqeve tjera, hidhni një sy më poshtë se kur është koha të vizitoni dentistin.

    1. Nuk i pastroni mirë dhëmbët

    Duhet vetëm 24 orë që bakteriet të shkaktojnë inflamacionin (shkaku i gjakut) në mishërat e dhëmbëve, kështuqë nëse nuk i pastroni mirë dhëmbët gjatë ditëve të para, ju mund të vëreni ndonjë pikë gjaku, thekson Cram. Pra, herën tjetër kur të pastroni dhëmbët, sigurohuni që të përfshini të gjitha pjesët e gojës duke goditur të gjitha njollat bakteriale dhe gjaku do të ndalet. Por, nëse vëreni gjak në mishërat e dhëmbëve për një kohë më të gjatë, atëherë drejtohuni te dentisti për kontroll.

    1. Hormonet e juaja luhaten

    Kur nivelet e hormoneve luhaten (për shembull gjatë pubertetit, shtatzënisë, ciklit menstrual apo menopauzës), ne bëhemi më të ndjeshëm ndaj pllakës bakteriale, të cilat mund të shkaktojnë gjakderdhje në mishërat e dhëmbëve, thotë Cram. Ju mund t’i përkushtoheni gojës suaj duke e pastruar me ndonjë pastrues të veçantë apo me pe, derisa prisni që hormonet tuaja të qetësohen.

    1. Jeni të stresuar, keni mungesë gjumi dhe hani ushqim të pavlerë

    Shpesh herë shohim gjakderdhje të mishërave të dhëmbëve tek fëmijët që ushqehen keq, qëndrojnë natën deri vonë, janë të stresuar në shkollë dhe të gjitha këto gjëra ndikojnë në aftësinë e trupit tuaj për të luftuar inflamacionin e shkaktuar nga bakteriet në gojë, thotë Cram. Mbroni veten me anë të ndonjë diete të ndjeshme të mbushur me proteina, perime dhe vitaminë C dhe D, të cilat janë kyçe për mishërat dhe shëndetin e eshtrave.

    1. Medikamentet tuaja mund të jenë faji kryesor

    Disa barna me recetë, të tilla si ilaçe kundër depresionit apo medikamente kundër presionit të gjakut, mund të shkaktojnë tharjen e gojës, dhe mungesa e pështymës lejon që bakteriet të shtohen. Bisedoni me dentistin tuaj nëse vëreni simptoma të tilla të tharjes së gojës, pasi ekzistojnë produkte që mund të ju ndihmojnë t’i mbani mishërat e lubrifikuar.

    1. Mund të jetë diçka më serioze

    Sëmundjet kronike si diabeti apo sëmundjet si leukemia dhe HIV mund të ndikojnë në sistemin imunitar dhe të shpiejnë deri në mishërat e fryrë dhe të gjakosur. Nëse vëreni pika gjaku në lavaman për më shumë se një javë rresht, vizitoni dentistin tuaj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...