-0.4 C
Priština
More

    4 simptomat paralajmëruese të kancerit që duhet t’i dini

    spot_imgspot_img

    Kanceri i gjirit është një tumor që fillon në gji dhe zakonisht prek më shumë gjininë femërore, afërsisht 12% të grave.Ndonëse, kanceri i gjirit është i rrallë tek burrat, sëmundja mund t’i prek edhe ata.Egziston një numër i nëntipeve të kancerit të gjirit, të cilat disa mund të mbeten të vogla dhe të rriten ngadalë, kurse të tjerat përhapen shpejt në rajone të tjera të trupit, kështu duke shkaktuar komplikime për jetë shkruan VeryWellFamily.

    Në shumicën e rasteve, kanceri i gjirit nuk shkakton ndonjë shenjë apo simptomë, mirëpo konsiderohen si raste të rralla kur mund të prodhojë ndryshime të dukshme në gji.

    Simptomat:

    Një gungë: Një gungë është shenja më e zakonshme e kancerit të gjirit.

    Dhimbje në gji: Kanceri i gjirit është zakonisht pa dhimbje gjatë fazave të hershme të tij, por përhapja e tij mund të shkaktojë parehati ose dhimbje.

    Ndryshimi në pamje: Një tumor mund të shkaktojë një ndryshim të dukshëm në madhësinë ose formën e gjirit tuaj.Kjo mund të bëjë që gjinjtë tuaj të duken të ndryshëm nga njëri-tjetri.

    Ndryshime në lëkurë: Zbehja e lëkurës në një pjesë të gjirit mund të jetë shenjë paralajmëruese.

    Në rast të shfaqjes së ndonjërës nga këto simptoma, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj!

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...