0.5 C
Priština
More

    4 simptoma të kancerit të gjirit që mund të ngatërrohen me sëmundje të tjera

    spot_imgspot_img

    Këro 4 simptoma të kancerit të gjirit që mund të ngatërrohen me sëmundje të tjera, ja pse s’duhet t’i injoroni.Statistikisht, kanceri i gjirit prek 1 në 8 gra në SHBA. Sipas Organizatës Amerikane për Kancerin, deri në fund të vitit 2018 do të numërohen rreth 246.660 raste me kancer gjiri.

    Përveç kësaj, sipas statistikave të vetë organizatës, deri në fund të vitit 2018 rreth 40.450 gra do të vdesin nga kjo sëmundje.

    Zbulimi në fazat e hershme është thelbësor për trajtimin e kancerit të gjirit, ashtu si çdo lloj tjetër kanceri, prandaj duhen identifikuar sa më herët simptomat e tij.

    Më poshtë do t’ju njohim me 4 simptoma të kancerit të gjiri që mund të ngatërrohen me sëmundje të tjera

    Ndryshimet në nishane, apo dalja e një nishani të ri: kanceri i lëkurës është ai që është i lidhur me ndryshimin e nishaneve, por sipas studimeve ndryshimet e tyre lidhen edhe me kancerin e gjirit.

    Një studim që zgjati për 18 vjet dhe që përfshinte 89.902 gra, të moshës 40-65 vjeç u konstatua se rreth 5.956 gra që kishin nishane të çuditshme ishin prekur dhe nga kanceri i gjirit.

    Kollë e vazhdueshme dhe fyt i ngjirur: kur kanceri i gjirit arrin deri në mushkëri, ai ju jep kollë të vazhdueshme dhe ngjirje zëri që vazhdon për një kohë të gjatë.

    Statistikisht, në rreth 60-70% të rasteve të pacientëve me kancer, kanceri i gjirit iu është përhapur dhe në mushkëri.

    Probleme me fshikëzën dhe lëvizjen e zorrëve: gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit pësojnë ndryshime hormonale që shkatojnë tharje të uretrës dhe mospërmbajtje në urinim.

    Mund të rezultojë që urina të rrjedhë edhe gjatë kollitjes apo teshtitjes. Kanceri i gjirit shkakton lëvizje të parregullt të zorrëve dhe probleme me tretjen gjithashtu.

    Lodhje e pashpjegueshme: kjo është simptoma më e zakonshme për të gjitha llojet e kancerit.

    Nëse ndiheni të lodhur edhe pas gjumit, nëse keni ndryshime emocionale dhe gjendje ankthi apo depresioni konsultohuni me mjekun.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...