Kam patur një përvojë të keqe në detyrimin e meshkujve që të ndahen nga unë, pasiqë është më lehtë ashtu. Shembull, kur fillova të shkoja me mashkullin e parë gjatë viteve të adoleshencës, pas një kohe argëtimi me të e kuptova se nuk e dua më, mirëpo nuk kisha arsye të fortë që të ndahem nga ai. Nuk mundesha t`ia tregoj të vërtetën, se edhe kur ishte super i sjellshëm më shkonte në nerva. Andaj, në vend se të ndahem nga ai fillova të komplotoj për metoda të ndryshme që do e detyrojnë të heqë dorë i pari nga lidhja. Ja ku jam tani, duke e ndarë atë njohuri me juve.
Krijoni iluzionin se ai nuk ju meriton
Pas një kohe të jetës suaj të përbashkët, filloni të cekni “faktin” se ai është “tepër i mirë” për ju. Më pas zhvilloni një bisedë serioze për këtë çështje që më pas ai do tentojë të ju bind se ju jeni perfekte mirëpo ju vazhdoni të shtyni agjendën derisa ai se ndarja është opsioni më i mirë – e që është më e rëndësishmja do të konsiderohet ide e tij.
Bëhuni e pakapshme për biseda tekstuale
E shumta e komunikimit mes partnerëve ndodh në mënyrë tekstuale, dhe kur ju pritoni të kyçeni në biseda të tilla kuptojeni si fundin e lidhjes, me shumë gjasa kërceni tek celulari kur emri i tij shfaqet në ekran, por në vend se të kushtëzoni veten për të kthyer përgjigje, lëreni mesazhin të “pushojë”. Pas një konfrontimi të nxehtë rreth asaj se sa jeni e pakujdesshme të përcjellur nga apatia juaj e dukshme, ai do të frustrohet mjaftueshëm aq sa do të largohet nga ju.
Flisni shpesh për ish-ët tuaj
Thonë se gjëja më e keqe që mund të bëni në takimin e parë, është të flisni për ish-partnerët tuaj. Rrëshqitje të tilla si ”O Zot, ish i dashuri im e adhuronte këtë këngë” janë super efektive në detyrimin e tij të dorëzohet nga ju.
Mos u zbukuroni
Drake, këngëtari, një herë kishte thënë se vajzat pa grim dhe të veshura thjeshtë, janë gjëja më e bukur që ai ka parë. Mirëpo ne po flasim për grim tre-ditësh, flokë si çerdhe korbash, pizza sos në maicën tuaj që të bëni gjërat si duhet. Nëse jeni në një lidhje të gjatë, kjo do ishte çështja që do sjellë tensionimin. Në fillim do të mundohet të ju kuptojë mirëpo sa më tepër që të “teproheni” aq më shpejtë do të ndodh ndarja./kosovarja.ch/