Shumica prej neve shkojnë tek mjeku vetëm kur kanë fyt të ftohur apo dhimbje në stomak. Ajo që pak prej nesh e kuptojnë është se mjeku juaj ka dituri që shtrihen nga sëmundjet e përditshme deri tek këshillat e specializuara. Edhepse medicina moderne është bërë shumë e sub-specializuar, ende ia vlen të pyetni mjekun tuaj për gjëra të ndryshme që i përkasin lëmisë së kujdesit për shëndetin tuaj.
Këshilla udhëtimi
Mjeku juaj është në gjendje t`ju këshillojë se në cilat lokacione duhet të jeni të kujdesshëm që të shmangeni nga sëmundje të caktuara apo epidemi, cilat ushqime dhe pije ti rrefuzoni, dhe ku të drejtoheni nëse keni ndonjë problem shëndetësor. Mjeku juaj mund që porosisë barëra kundër sëmundjes së udhëtimit apo si preventvë ndaj malarjes, mund të ju këshillojë se çfarë duhet të merrni nëse zhvilloni diarre të udhëtarit, iinfeksion të veshit apo kruarje të pazakontë.
Kontroll i lëkurës
Secili mjek është i trajnuar që të dallojë ndryshime të dyshimta të lëkurës duke përfshirë edhe kancer të lëkurës. Edhepse specialistët e lëkurës janë me bollëk në këto ditë, mjeku juaj amë është në gjendje të kontrollojë lëkurën tuaj nga koka deri tek këmbët. Ky kontroll është i rekomanduar në Australi në 12 muaj për secilin, nga mosha 18 vjeçe.
Këshilla para shtatëzënisë
Nëse planifikoni të bëheni nënë atëherë konsideroni që të bisedoni me mjekun tuaj para se të ngeleni shtatëzënë. Mjeku amë është në gjendje të ju këshillojë se cilat barëra duhet ti merrni dhe cilat duhet shmangur, si dhe të lexojë historinë e plotë personale dhe familjarë që të identifikojë rreziqet që mund të trashëgohen gjenetikisht.
Ndryshime të stilit të jetesës
Nëse mendoni të bëni ndryshime të stilit të jetesës atëherë duhet të konsideroni të konsultoheni me mjekun tuaj i cili pas një kontrolli bazik, do të mund të ju këshillojë nëse jeni të gatshme të filloni një program stërvitjeje apo të caktojë nëse keni ndonjë sëmundje të padiagnostifikuar që mund të pengojë humbjen e peshës, sikurse gjendja tiroide.
Mjeku juaj amë mund të ju udhëzojë se cilat suplemente të humbjes së peshës duhet shmangur dhe do mund të ju drejtojë tek ndonjë ekspert i specializuar në atë lëmi.
Mbajeni mend se mjeku juaj ka njohuri të gjërë që përfshin të gjitha aspektet e shëndetit tuaj, andaj mos hezitoni të flisni me të./kosovarja.ch/