Kongresi amerikan i gjinekologëve për shëndetin e grave sipas një ankete të veçantë, zbuloi se sa femrat kanë njohuri për anatominë e trupit të tyre. Përgjigja, për fat të keq: jo edhe aq e këndshme. Për t’ju ndihmuar të kuptoni më mirë pjesët tuaja të poshtme, këtu po ju paraqesim një udhëzues se çfarë ndodh në vaginën tuaj gjatë seksit.
Kur ndonjë lëvizje seksi zgjon interesin e një mashkulli, ai arrin ereksion. Ajo çfarë ndodh me ju është shumë pak e dukshme nga jashtë, por po aq stimuluese nga brenda.
1. Kur truri juaj ndjen disa veprime potenciale, enët e gjakut zgjerohen dhe keni rrjedhje shtesë. Qarkullimi i rritur i gjakut nxit sekrecionet vaginale – lubrifikim natyror i përbërë nga proteinat dhe aminoacidet. Mijëra mbaresa nervore ndizen në zonat më të ndjeshme të vaginës.
2. Indet në klitorisin tuaj zmadhohen dhe mpiksen. Po, jemi duke folur për mini- ereksion. Nëse jeni tërësisht në afsh dhe keni libido, klitorisi juaj mund të trefishohet në madhësi. (I duhet një kohë deri sa të tkurret në formën e mëparshme pas seksit, mund të jetë e vështirë për disa femra që të urinojnë).
3. Qafa e mitrës zbutet, nëqoftëse ajo apo shumica e mbaresave nervore përreth goditen nga penisi apo ndonjë lodër gjatë seksit, kjo mund të ndez të njejtat zona të kënaqësisë në trurin tuaj që aktivizohen nga paraloja.
4. Në rreth 10% të femrave, kontraktimet e muskujve të legenit gjatë orgazmës mund të shtyjnë disa pika të lëngut nga uretra. Ejakulimi femëror nuk është urinë; kjo është e përbërë nga sheqerna natyrore dhe fosfate të acidit prostatik, një kemikal që gjendet edhe tek sperma./kosovarja.ch/