Sapo të arrijë shtatori, sjellja e fëmijët tuaj ndryshojnë plotësisht. Në fillim ju bezdisini për gjërat e reja, zvarritja e detyrave të shtëpisë, dhe ankimi për gati se çdo gjë. Ja se si të kontrolloni këto tendenca që testojnë durimin tuaj.
Bezdisja
Ka nevojë të blejë një çantë të re, mirëpo kjo është qesharake. Femija kërkon që në prag të vitit të ri shkollor të ketë atlete të reja, iPod të modelit të fundit, xhinset e reja e tj.
Rikthimi në klasë shkakton presion ndaj fëmijës, gjë që manifestohet me nevojën për pajisjet e nevojshme. Bezdisja për gjëra të reja mund të fshehë ankthin e shkollës, fëmijët brengosen më shumë për gjërat që i kontrollojnë( veshjet dhe pajisjet e tyre) me qëllim që të ndjehen më komfort me atë çfarë posedojnë.
Inkurajoni fëmijët të flasin për brengat e fshehta por në anën tjetër eliminoni bezdisjen që në fillim pasiqë vetëm do të përkeqësohet. Flisni me ta se çfarë kanë nevojë, çfarë mund të përballoni dhe çfarë kontributë është i gatshëm të bëjë si shpërblim i fitimit ëgjërave që dëshiron aq shumë.
Zvarritja
Fëmijët janë famëkeqë për krijimin e arsyetimeve për të shmangur të pashmangshmen si detyrat e shtëpisë. Përfundimi i zvarritjes fillon me dy rregulla: kufijtë dhe rutinat. Krijoni një vend për detyrat e shtëpisë si dhe vendosni një kohë të caktuar se kur duhen bërë çdo ditë, si dhe zbatoni rregullat.
Lisa Kuin thotë se ka gjetur metodën e copëtimit në disa pjesë të detyrës së shtëpisë. “Ata marrin jë pako me detyra të Hënën për t`i dorëzuar të Enjten, të lënë në liri ata as që ia fillojnë deri të Mërkurën “ thotë Kuin. Andaj ajo i ndihmon vajzës 6 vjeçe që të arrijë qëllimin pasi që të zgjidh çdo pjesë të detyrës së shtëpisë. Si e di që strategjia e saj funksionon? “ Djali im 9 vjeçar çdo natë ngjitet lart në dhomën e tij që të kryejë detyrat e shtëpisë. I është bërë shprehi” thotë me shaka ajo.
Ankimi
Barb Den nga Los Altos Kalifornia, tregon se kur fëmija i saj 14 vjeçar fillon të ankohet, ajo shikon orën dhe thotë me veten që ti japë disa minuta kohë që të shrehet. Kur mbaron koha ajo fillon bisedën me një pyetje që nuk ka të bëjë me temën e ankimit, diçka sikur “ Si ia kalove në palestër sot?”. Shumë shpejtë ai futet në bisedë të re dhe e harron ankimin dhe arsyen e saj.
Kur fëmijët e saj ankohen se nuk duan të shkojnë në shkollë ajo ju ndihmon të fokusohen në gjërat e bukura si: shoqëria, orët e artit, sportit e tj. “është sikurse t`ju japësh shpresë se diçka zbavitëse do ju ndoh në shkollë”- thotë ajo./kosovarja.ch/