Motrat mund të zëvendësojnë miken më të mirë ose armiken më të mirë (në varësi të zënkave). Pavarsisht nëse jeni të lidhura me njëra-tjetrën apo të çoroditura në zënka, të kesh pranë një motër e bën edhe më argëtuese jetën…
Çdokush që ka një motër, e di shumë mirë se ç’kuptim ka jeta e saj, pa marrë parasysh nëse asiston edhe në planet tuaja më të çmendura.
Pra, për motren time, dhe të gjitha motrat e të tjerëve – kjo është për ju. Këtu janë 32 arsye të mrekullueshme të kesh një motër pranë jush:
1. Ajo e di kur ju flisni broçkulla.
2. Kur ju nuk mund të vendosni çfarë të vishni në mëngjes, mund ti dërgoni fotot e juaja për çdo veshje që provoni dhe ajo të vendos për ju.
3. E dini ndonjë tregim qesharak e të turpshëm që nuk duhet t’ia thoni absolutisht askujt, dhe ju zgjedhni t’ia tregoni asaj.
4. E keni një mike të mirë pranë vetes gjatë dehjes me alkool (kuptohet, nëse jeni moshë madhore).
5. Ajo i di të gjitha përjetimet tuaja të mira, të këqija dhe të hidhura. Dhe, kurrë nuk ju gjykon për këtë.
6. Nuk keni nevojë të hamendeni kë të zgjedhni si shoqëruese e nuses, motra juaj e di pozicionin e saj qysh herët.
7. Ajo ka qëndruar pranë teje kur prindërit ju kanë detyruar të vishni ndonjë kombinim të shëmtuar të veshjes që nuk është përputhur me stilin tuaj.
8. Ajo ka parë gjëra shumë të çuditshme që ju keni bërë.
9. Ajo ju ka përkrahur edhe në rastet më të ndërlikuara.
10. Ajo gjithmonë ju’a thotë në sy kur jeni e neveritshme. Dhe, sigurisht edhe kur dukeni bukur.
11. Kur ju jeni në telashe, ajo është personi i parë që ju e telefononi. Dhe, ajo vjen duke vrapuar sa më shpejt.
12. Ajo ju ofron përqafimet më të ngrohta.
13. Ajo nuk ju gjykon sipas sjelljes së rekomanduar të bontonit, por ju vlerëson ashtu siç jeni.
14. Pavarsisht nëse bëhet fjalë në lidhje me marrëdhënien tuaj apo ndonjë faturë krediti, ju gjithmonë e keni dikë që të ju japë këshilla për jetën.
15. Ajo është personi i përsosur që të korrigjojë më të dashurit tuaj.
16. Ajo është muza yte për krijimtari, energjia që të shtyn në gjëra pozitive dhe mbështetja ideale në çdo sfidë.
17. Ju nuk keni nevojë të ankoheni për anëtarët e familjes para saj – edhe ajo i njeh më së miri – sepse janë pjesë përbërëse edhe e saj.
18. Ajo është i vetmi person që mund të keni ndonjë zënkë të madhe dhe sërish në fund të ditës ti buzëqeshni njëra-tjetrës.
19. Keni dike afër vetes që mund të rriteni bashkë dhe të plakeni pranë njëra – tjetrës.
20. Ajo ndoshta nuk mund të ju ofrojë zgjidhjen më të mirë kur ndodheni në telashe, por është gjithmonë pranë jush për të ju ngushëlluar.
21. Ajo gjithmonë është e drejtpërdrejtë ndaj jush, nuk ju bën lajka asnjëherë.
22. Dollapi i saj i veshjeve është tërësisht edhe i juaji. I ndani bashkarisht gjërat.
23. Ajo është një mike e zemrës ku ju mund të ndjeheni e sigurtë për të ndarë sekretet dhe dëshirat tuaja.
24. Pavarsisht nëse është më e vjetër apo më e re se ju, ajo është një nga modelet më të mirë që mund ta ndjekni si shembull në jetën tuaj.
25. Ajo është gjithmonë përkrahëse e juaja kur dëshironi të relaksoheni me ndonjë film të bukur.
26. Ajo i di të gjitha fshehtësitë që kanë të bëjnë me ju – madje edhe kur keni pasur ndonjë deformitet në gjunjë si e vogël.
27. Më besnikja për shakatë e thëna, sjelljet prej budallaçke dhe ndarjen e momenteve nga më të ndryshmet.
28. Ajo është partnerja juaj përgjatë tërë rrugëtimit në sfidat e jetës.
29. Askush nuk e njeh karakterin tuaj më mirë se ajo. Dhe, kur ju largoheni nga ajo, ajo ju tërheq sërish prapa.
30. Ajo është një burim i vazhdueshëm i dashurisë, kurajos dhe ndershmërisë.
31. Ju e dini se ajo do bëhet një teze e vrullshme dhe energjike (kur ju do keni fëmijë). Dhe, ajo do ti mësojë fëmijët tuaj si të bëjnë prapësira ndaj nënës së tyre – por, natyrisht në mënyrë të sigurtë.
32. Ajo është streha më e mirë për ju. Çfarëdo që të ndodhë në jetën tuaj, ajo është e gatshme të ofrojë zemrën për mbështetje dhe ngushëllim./kosovarja.ch/