Sasi e madhe e klorit
Regjimi juaj pas pishinës është shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për lëkurën tuaj. Edh epas marrjes së një dushi, klori mund të mgjitet në lëkurën tuaj dhe të reagojë me medikamente të ditës, pastrues fytyre, madje edhe losione apo kremra. Për të hequr në mënyrë efektive klorin, gjithmonë përdorni një sapun shtesë shkumor pasi të jeni larë.
-
Të fleni me grim në fytyrë
Të fleni me grim në fytyrë mund të shpie deri në infeksione bakteriale apo mbyllje të poreve, gjë që shkaktojnë aknet. Gjithmonë, mbani peceta të lagura aromatike pranë dyshekut tuaj kështuqë do të ju rikujtojnë në pastrimin e fytyrës dhe heqjen e grimit.
-
Të pini kafe
Kofeina është një dëmtues shumë i mad hi lëkurës kur bëhet fjalë për lëkurë të thatë dhe rritje të rrudhave. Hidratoni lëkurën duke pirë shumë ujë. Shtoni edhe shumë pemë në të si portokall apo lemon që ta rregulloni shijen.
-
Të shpërtheni aknet
Të prekni apo ngacmoni aknet me duar, vetëm se e shtyni papastërtinë brenda lëkurës si dhe baketriet më thellë në pore, duke rezultuar në më shumë dëmtim dhe paraqitje të akneve.
-
Të evitoni vaktet e ushqimit
Të evitoni vaktet ushqyese mund të rezultojë që lëkura të plaket më shpejt dhe të thahet shumë. Gjithmonë tentoni të përfshini vitamin C (portokaj), B3 (kikirikë), E (avokado) dhe A (patate) që ta pasuroni menynë tuaj të ushqimit.
-
Dushe të gjata dhe të nxehta
Përderisa bërja e dushit është diçka shumë e mirë dhe e shëndetshme, por nganjëherë nëse teprohet mund të ketë edhe dëmtime në lëkurë si dëmtimii shtresës së jashtme të lëkurës apo epidermis, gjë që mund të shkaktojë lëkurë të thatë dhe të qeruar. Kur të vëreni se lëkura po ju skuqet dhe irritohet nga uji, duhet të dini se është koha të dilni nga dushi.
-
Të testoni shumë lloje të produkteve
Që të evitoni shkatërrimin e lëkurës, gjithmonë testoni produktet e reja – kozmetike, losionet dhe pastruesit e fytyrës në një pjesë të vogël të lëkurës suaj. provoni diku në krah që të evitoni ndonjë reaksion të papritur të alergjisë në fytyrën tuaj.
-
Mos pierja e mjaftueshme e ujit
Hidratimi i përditshëm jo vetëm që ju ndihmon ta mposhtni plakjen, po rgjithashtu i jep lëkurës suaj një shkëlqim të shëndetshëm. Provoni të ndaloni pirjen e ujit dhe do të vëreni lëkurë të rrudhosur dhe të dëmtuar.
-
Të flisni në celular
Të kaloni shumë orë duke folur në celular mund të shkaktojë skuqje rreth pjesës së qafës dhe faqeve. Sigurohuni që të mabni me vete peceta të lagura antibakteriale që të mbani telefonin dhe lëkurën tuaj të pastër.
-
Të hidhni produkte të flokëve në fytyrë
Herën tjetër kur të aplikoni sprej flokësh, përdorni peceta të pastra për të mbuluar fytyrën dhe të mbroni lëkurën.
-
Të bartni syze të pista
Ashtu sikur lentet e syrit, mos harroni të mbani pastër edhe syzet tuaja. bakteriet që zhvillohen në syzet tuaja mund të depërtojnë në pore dhe hundën tuaj duke shkaktuar irritim të lëkurës.
-
Dieta
Dieta mund të ndikojë negativisht në lëkurën tuaj. Humbja e peshës dhe shtimi i mënjëhershëm i saj mund të shkaktojë që fijet në lëkurën tuaj të humbin elasticitetin gjatë kohës duke shkaktuar varje apo rënie të lëkurës dhe paraqitje të rrudhave.
-
Gjumë jo të mjaftueshëm
Të fleni 8 orë gjumë të rekomanduara çdo natë, nuk ju bën të ndiheni vetëm më të freskëta, por gjithashtu hidraton edhe lëkurën tuaj. Të mos e bëni gjumin rehatshëm ndikon në lëkurë të dëmtuar dhe pore të mbyllura.
-
Të hani shumë kripë
Kripa e tepruar në dietën tuaj ushqyese mund të thith lagështinë nga lëkura jauj, duke e bërë të thatë dhe pajetë. Që të evitoni këtë, shmangni ushqime të kripura dhe investoni në hidratues fytyre.
-
Të rrudhni sytë gjatë mbylljes
Bartja e lenteve dhe syzeve të vjetra mund të shkaktojë që të rrudhni sytë më shpesh, duke shkaktuar linja dh errudha përreth. Që të shmangni plakjen e panevojshme, bëni vizita të shpeshta te mjeku dhe konsultohuni për bartjen e duhur të syzeve dhe lenteve.
-
Depilim i shpeshtë
Depilimi i tepruar mund të rezultojë në lëkurë të qeruar dhe rritje të gungave. Lejoni lëkurës suaj të paktën tri javë pushim që nga depilimi, me qëllim të rigjenerimit të lëkurës, e veçanërisht në zonat e ndjeshme intime.
-
Kemikalet në ujë
Me gjithë filtrat që përdoren për të pastruar ujin, ndonjëherë kemikalet që gjenden në të mund të bëhen shumë të zakonshëm në lëkurën tuaj. Investoni në elementet e dushit me filtra me qëllim që të luftoni lëkurën e thatë që shkaktohet nga klori dhe elemente tjera.
-
Të harroni buzët tuaja
Gjithashtu edhe buzët duhet të mirëmbahen si pjesë e lëkurës suaj. Buzët e thata dhe të krisura ndikojnë në plakje më të shpejtë. Përdorni balsame për buzë që përmbajnë petrolatum, dimethicone dhe glicerine që të ju ndihmojnë në hidratimin e buzëve.
-
Kallëfe të pista të jastëkeve
Lëkur ajuaj me kalimin e kohë mund të lëshojë qeliza të vdekura në kallëfet e jastëkeve. Këto qeliza mund të zhvillohen me kalimin e kohës duke lënë pas bakteriet dhe toksinat. Që ta mbani lëkurën të shëndetshme, sigurohuni që ti ndrroni kallëfet e jastëkeve një herë në dy javë.
-
Ta teproni me eksfoliant
Të përdorni eksfoliant të tepruar në lëkurën tuaj mund të largojë të gjitha vajrat e nevojshme që duhen për të mirëmbajtur shkëlqimin natyral. Bëni me eksfoliant lëkurën tuaj një herë në javë që ta mbani të shëndetshme.
-
Vrenjtje të fytyrës
Lëvizjet e ndryshme dhe mimikat në fytyrë shpesh herë mund të lënë gjurmë nga pas. Nëse përdorni shpesh lëvizje të fytyrës, ka gjasa t’ju paraqiten linja te poshtë afër gojës në formë vrenjtje L. Shmangni lëvizjet e tepërta në fytyrë që të evitoni rrudhat dhe linjat permanente.
-
Stresi
Stresi, jo vetëm që shkakton njolla, rrudha, thatësi dhe skuqje të lëkurës, por edhe paraqitjen e linjave permanente në fytyrë. Që ta evitoni stresin, bëni diçka që ju gjallëron si yoga, leximi ose gatimi.
-
Ta teproni me sheqerin
Kur konsumoni shumë sheqer, dëmton kolagjenin në lëkurën tuaj duke rezultuar në varje të lëkurës. Luftoni sheqerin në dhëmbët tuaj me fruta organike si ananas dhe mango.
-
Ushtrime jo të mjaftueshme
Ushtrimet ndihmojnë në rritjen e qarkullimit të gjakut dhe ju jep një shkëlqim të shëndetshëm në fytyrë. Për më tepër, pastron trupin nga toksinat, pastron qelizat e vdekura duke mos lejuar rritjen e tyre. Pa ushtrime të duhura dhe të mjaftueshme nuk keni trup dhe lëkurë të freskët.
-
Mbulesa plastike që ndodhet në rrobat e thara
Që të shmangni irritimin e lëkurë, hiqni plastikën nga rrobat sa më shpejtë që të arrini në shtëpi nga pastrimi kimik, duke i lejuar kështu rrobat të marrin frymë. Sa më gjatë të qëndrojë mbulesa plastike në rroba, lëkura do të absorbojë kemikalet e dëmshme.
-
Të harroni krahun e majtë
Meqenëse krahu i majtë është më i ekspozuar ndaj diellit gjatë vozitjes, mos harroni ta lyeni me krem dielli me factor mbrojtës. Poashtu kjo vlen edh epjesën tjetër të ekspozuar të trupit ndaj rrezeve të diellit.
-
Pierja e tepërt e alkoolit
Vera, birra dhe liker-i mund ta dehidratojnë lëkurën tuaj, duke e bërë të pamundur për lagështinë e nevojshme. Pa hidratimin e duhur, jeni më të prirur ndaj rrudhave dh ethatësisë së lëkurës.
-
Qëndrimi në saunë
Frekuentoni saunat sa më pak të jetë e mundur. Këto trajtime spa mund të shkaktojnë varje të lëkurës (meqenëse e dëmtojnë elasticitetin dhe kolagjenin natyral në lëkurë) me kalimin e kohës.
-
Teprim i ajrit të kondicionuar
Në vend që ta përdorni ajrin e kondicionuar, fikeni atë dhe lëreni lëkurën të thith ajrin e freskët për ti dhënë lëkurës lagështinë e duhur.
-
Të qëndroni pranë duhanpirësve
Edhepse ju nuk e konsumoni duhanin, të qëndroni përreth tyre mund të shkaktojë dëmtimin e lëkurës dhe të përshpejtojë procesin e plakjes.
-
Makeup i ngarkuar
Disa ditë gjatë javës lejoni fytyrës suaj që të pushojë nga grimi duke e lënë lëkurën të marrë frymë lirshëm. Kjo ndihmon në parandalimin e mbylljes së poreve si dhe plakjen e parakohshme.
-
Shkulja e shpeshtë e vetullave
Të teproni me shkuljen e vetullave mund të shkaktojë dëmtime në lëkurë. para se të filloni me shkuljen e tyre, lani piskatoren me sapun antibakterial për ta dezinfektuar. Më pas mernri një pecetë të ngrohtë dhe vendoseni afër zonave ku duhet të hiqen vetullat për ti hapur poret. Pas procesit të shkuljes, zbutni lëkurën me ndonjë losion nga aloe vera.