Në këtë artikull do të mësoni tre receta sallatash të shijshme dhe të lehta në përgatitje që u përshtaten më së miri nevojave të diabetikëve.
Sallata me spinaq dhe hudhër
Përbërësit e sallatës
6 filxhanë çaji me gjethe të vogla spinaqi, 2 thelpinj hudhër të grirë, 1 lugë gjelle me uthull të bardhë molle, çerek luge me piper të zi, një majë luge çaji me kripë, qepë e kuqe, një lugë e gjysmë gjelle me vaj ulliri.
Përgatitja e sallatës
Hidhini të gjithë përbërësit përveç qepës dhe spinaqit në një tas sallate. Përziejini mirë me lugë druri dhe më pas shtoni qepën e grirë dhe gjethet e spinaqit. Përziejini sërish dhe servireni sallatën menjëherë më pas.
Sallata me rreps dhe kastravecë
Përbërësit e sallatës:
200 gramë kastravecë, vaj ulliri, 90 gramë rrepa të kuq, 10 gramë ullinj të zinj
uthull dhe kripë
Përgatitja e sallatës
Lajini rrepat e kuq me ujë të bollshëm dhe pritini. Lajini kastravecat, qërojini dhe më pas pritini në feta të holla rrethore. Të gjithë përbërësit e mësipërm hidhini në një tas sallate dhe përziejini mirë. Servireni sallatën menjëherëSallata me kastravecë
Përbërësit e sallatës
1 kastravec, 2 lugë gjelle me fara të pjekura susami, çerek filxhani kafe me uthull, një majë luge çaji me kripë.
Përgatitja e sallatës
Lajini dhe qërojini kastravecët. Prijini për së gjati dhe hiqini farat e tyre duke përdorur një lugë. Më pas fetat e kastravecave vendosini mbi letrën e kuzhinës për të hequr lagështinë e tepërt. Në një tas sallate përzieni kripën, uthullën e përbërësit e tjerë dhe në fund shtoni kastravecët bashkë me farat e susamit. Përziejini mirë dhe servireni sallatën menjëherë.
Burimi: Albanianpost.com