Dilni sa më shumë
Studime të kryera kohët e fundit tregojnë se të kalosh kohë jashtë lidhet me rritjen e ndjesisë së lumturisë dhe të mënyrës sësi e shohim fizikun tonë. Ekspertët zbuluan se të kalosh kohë në natyrë, (nuk ka rëndësi nëse jeni në plazh, pyll apo mal), të bën të ndihesh më mirë me fizikun dhe pamjen tënde, krahasuar me ambientet e mbyllura.
Madje, kur jeni në vende të hapura filloni ta shihni më ndryshe edhe vetë trupin dhe peshën tuaj pasi motivoheni më shumë për t’u ushtruar fizikisht. Pavarësisht aludimeve të studiuesëve që thonë se kalimi i një kohe të mirë në vende të hapura na bën edhe më tërheqës për të tjerët, kërkime të tjera do të ishin të nevojshme për ta vërtetuar këtë.
Bëni një pushim nga rrjetet sociale
Krahasimi i vetes me të tjerët ju krijon keq-perceptime në lidhje me veten dhe pamjen tuaj. Sipas ekspertëve, të rinjtë kanë tendencën ta krahasojnë negativisht veten me të tjerët në rrjete sociale, prandaj një pjesë e tyre duken gjithnjë të pakënaqur me pamjen, nivelin e lumturisë dhe stilin e tyre të jetës. Rrjedhimisht kjo sjell pakënaqësi, depresion dhe ankth. Nëse doni të shijoni veten dhe përditshmërinë tuaj, por ndjeni se „keni ngecur diku“, thjesht shkëputuni nga rrjetet sociale.
Qeshni sa më shumë
Buzëqeshjet na bëjnë shumë më tërheqës në sy të të tjerëve, por edhe më e rëndësishme se kjo është fakti që të qeshurat na japin kënaqësi. Kur buzëqeshim gjasat që të përjetojmë emocione pozitive janë shumë më të mëdha dhe rrjedhimisht një gjendje e tillë na bën të dukemi edhe më tërheqës tek të tjerët.
Burimi: Psychology Today