Unë kam tipin O+ të gjakut dhe kam menduar se secili është në dijeni për tipin e vet të gjakut. Mirëpo pasiqë anketova disa nga miqtë e mi më doli se jo të gjithë e dinë një gjë të tillë. Bisedova me dy ekspertë të kësaj çështje për rëndësinë e të diturit të grupit të gjakut, dhe ja tre arsyet se spe duhet të dini se cilit grup i takoni.
1. Ju jep pasqyrë më të thellë për gjenetikën tuaj
Kur e dini se cilit grup të gjakut i takoni, keni ide më tepër se si reagon trupi juaj ndaj ushqimeve të caktuara, e dini se ndaj cilave sëmundje jeni e dobët, si regoni natyrshëm ndaj stresit, si plakeni dhe shumëçka tjetër. Studimet kanë vërtetuar se njerëz e grup të caktuar të gjakut janë të prirë për sëmundje të caktuara, shembull, njerëzit më grupin O të gjakut kanë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundje të zemrës, mirëpo më shumë gjasa për të zhvilluar ulçerë të stomakut. Njerëzit me grupin A të gjakut kanë më shumë rrezik ndaj infeksioneve mikrobiale dhe janë më fertilë. Një studim tjetër tregoi se grupet AB dhe B kanë më tepër gjasa të zhvillimit të kancerit në pankreas.
2. Ju ndihmon në përcaktimin e dietës
Antigjenët e grupit të gjakut nuk ndodhen vetëm në gjak, ata janë kudo në trup e posaqërisht në sipërfaqe që bashkëvepron me ambientin. Kjo përfshin sistemin tuaj të tretjes, që nga goja e deri tek zorrët, madje edhe vrimën e hundës si dhe mushkëritë. Pasiqë antigjenët janë kudo, ata e influencojnë trupin tuaj në reagimin ndaj disa ushqimeve, shembull, ushqimet që konsumojmë kanë lektine- proteina specifike për grupin e gjakut që lidhen me antigjenin e grupit të gjakut tuaj dhe shkaktojnë ngjizje të gjakut, me çka ndjeheni e lodhur, keni kokëdhembje, probleme me tretjen, probleme me lëkurën e tjera.
3. Mund të shpëtoni jetën tuaj
Një nga arsyet kryesore se pse duhet të dini grupin tuaj të gjakut është nevoja për gjak në raste emergjente. Shumica e spitaleve mund të gjejnë gjak shumë shpejtë, mirëpo nëse keni grup të rrallë të gjakut mund të ju marrë orë apo ditë të gjindet gjaku i nevojshëm. Nëse keni grup të rrallë të gjakut, mund ta ruani për përdorim të ardhshëm.
Të gjeni grupin tuaj të gjakut duhet të caktoni termin tek mjeku, të porosisni test për në shtëpi apo të dhuroni gjak( ku edhe ua tregojnë grupin e gjakut)./kosovarja.ch/