11 C
Priština
More

    24 orë kujdes për trashëgimtarët: 10 rregulla strikte të dadove mbretërore!

    spot_imgspot_img

    Ekzistojnë madje edhe shkolla të veçanta për dado mbretërore ku mësohen rregulla të rrepta për këtë punë shumë të përgjegjshme

    Princi George dhe Princesha Charlotte janë gjithmonë në duar të sigurta sepse për ta 24 orë në ditë kujdesen dadot më të mira. Ekzistojnë madje edhe shkolla të veçanta për dado mbretërore ku mësohen rregulla të rrepta për këtë punë shumë të përgjegjshme. Kemi ndarë 10 rregulla dhe detyra që dadot mbretërore duhet t’i përmbahen dhe t’i zbatojnë:

    1. Duhet të dijë të lidhë pelenat në më shumë mënyra

    Në familjet mbretërore nuk është zakon të përdoren pelena njëpërdorimshe kështuqë dadoja edhe para se të pranohet në punë duhet të dijë të lidhë pelenën në më shumë mënyra të ndryshme, në mënyrë që fëmija në çdo moment të ndjehet i rehatshëm.

    1. Dhomën e lojrave për fëmijë duhet ta mbajë perfekt të rregulluar

    Kjo detyrë nuk është gjithnjë e thjeshtë sepse kur fëmija luan, e tërë toka mund të mbulohet me lojra. Por, detyrë e dados është që rrëmujën pandërpre ta rregullojë dhe këndi i lojës të jetë në rregull.

    1. Duhet të dijë si t’i largojë sulmuesit

    Siguria e fëmijës është në rend të parë, për këtë dadoja duhet ta mbrojë fëmijën edhe nga paparacët dhe kërcënimet tjera të mundshme për çka disa nga dadot kanë të kryer edhe kurse ‘tekwondo’, që të janë të gatshme të largojnë sulmuesit e mundshëm.

    1. Duhet të dijë të ngasë shpejtë makinën

    Që të ketë aftësi t’i shmanget shikimeve kurioze dhe njerëzve që i përcjellin rregullisht, dadoja duhet të jetë edhe shumë e shkathët në timon dhe duhet të dijë të ngasë shpejtë makinën, por të mos e rrezikojë sigurinë e fëmijës.

    1. Duhet të jetë notuese e mirë

    Kjo vlenë veçanërisht për dadot mbretërore në Britaninë e Madhe e cila është e rrethuar me ujë, kurse anëtarët e familjes mbretërore dëshirojnë të shkojnë në pushim rreth bregdetit. Për këtë dadoja duhet të vijojë kursin për shpëtim nga mbytja.

    1. Guxon të mbajë grim minimal

    Nxënëset e kolegjit Norland që shkollohen për dado mbajnë uniforma modeste të kafta dhe shmangin grimin e theksuar. Pas diplomimit, uniformën e veshin vetëm për raste të veçanta, kurse fytyra edhe më tutje duhet të jetë natyrale.

    1. I lejohet të mbajë vetëm aksesorë mode diskrete

    Dadoja mbretërore kurrë nuk mbanë stoli të theksuar, tepër të ndezur apo të varur, por vetëm vathë delikate (të imëta) dhe pjesë të stolive të ngjashme modeste.

    1. Duhet të jetë mjaft e fuqishme të manovrojë me karrocë të rëndë mbi 30 kilogram

    Karroca e markës Silver Cross është më e popullarizuara te anëtarët e familjeve mbretërore, kurse karakteristikë e saj është se është mjaft e rëndë, ashtuqë për manovrim me karrocën në të cilën shetisin princeshat dhe princat e vegjël duhet shkathtësi dhe aftësi.

    1. Duhet të kujdeset që fëmija të ushqehet shëndetshëm

    Natyrisht, kuzhinierët janë të angazhuar për përgatitjen e çdo vakti, por dadoja duhet të kujdeset që fëmija edhe t’i hajë ato ushqime edhe t’ia bëj zakon të ushqyerit e shëndetshëm.

    1. Duhet të jetë e gatshme ta qetësojë fëmijën që qanë pa marrë parasysh kohën e ditës apo natës

    Dadoja është ajo që ngrihet në mes të natës dhe shkon ta qetësojë fëmijën./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...