-0.3 C
Priština
More

    21 fotografi të mbushura përplot dashuri nga familje adoptuese të fëmijëve

    spot_imgspot_img

    Është muaji kombëtar i adoptimit apo birësimit, një kohë që i lejon familjet të cilat janë rritur përmes adoptimit, të ndajnë historitë e tyre dhe të ndezin nga një shkëndijë për shumë fëmijë që kanë ende nevojë për shtëpi me ambient të ngrohtë familjar.

    Udhëtimi për ti bërë së bashku prindërit adoptees si dhe fëmijët mund të jetë i gjatë dhe emocionues, por rezultati tregon se e gjithë kjo ia vlen.

    Po ju sjellim 21 fotografi të bukura të prindërve, vëllezërve dhe motrave, gjyshërinjve, hallave, xhaxhallarëve, kushërinjve, madje edhe miqve të cilët vijnë së bashku si familje nëpërmjet adoptimit.

              1

    Owen ishte 20 muajsh kur prindërit e tij e adoptuan nga një jetimore në Kinë. Foto e realizuar nga Brooke Collier Photography.

              2

    Olivia e kthyer në shtëpi tek familja e saj Steve, Kristen dhe Ryan në Virginia. Gjyshërinjtë e saj e kanë takuar në aeroport. Foto e realizuar nga Three Continents Photography.

              3

    Foshnja Callie, ka udhëtuar në Virginia për të jetuar me prindërit e saj adoptees Grace dhe Peter si dhe vëllaun e saj më të madh Carson. Foto e realizuar nga Three Continents Photography.

             4

    Lisa dhe burri i saj Reade kanë adoptuar vajzën e saj Bella nga një jetimore në Haiti. Foto e realizuar nga Crystal Hardin.

            5

    Lisa dhe Reade gjithashtu kanë adoptuar një djalë me emrin Maki. Foto e realizuar nga Crystal Hardin.

            6

    Jennifer dhe Lance kanë adoptuar djalin e tyre Welly nga Haiti. Ai u takua me vëllezërit dhe motrat- Luke, Sara, Hope dhe Emma në Arkansas. Foto e realizuar nga MJW Photography.

            7

    Çifti Georgia sollën në shtëpi vajzën nga Kina. Vëllezërit e saj të mëdhenj dhe gjyshërinjtë e mirëpritën atë në aeroport. Foto e realizuar nga Kirsten Lee.

              8

    “Kemi adoptuar fëmijët tanë dy vjet e katër muajsh pasi u vendosën në kujdestari familjare me ne” – Nënë Tiffanie Michael është rrëfyer për HuffPost.

              9

    Ben dhe Sammy u shpërngulën nga kujdestaria familjare në Kinë në familjen e tyre të ardhshme në Amerikë, qershorin e kaluar. Foto e realizuar nga Jclaytor Photography.

              10

    Ai takoi dy vëllezërit e tij më të mëdhenj në Michigan. Foto e realizuar nga Brooke Collier Photography.

              11

    Maura Montellano Wetherbee dhe Katherine Wetherbee kanë adoptuar Ava Simone, marsin e kaluar duke kompletuar kështu familjen e tyre. Motra e madhe mbush 4 vjet në Dhjetor. Të dy motrat janë adoptuar nga nëna e njejtë biologjike dhe familja e tyre jeton në Los Angeles.

              12

    Prindërit e kësaj bebushe të vogël sapo kanë adoptuar atë dhe me nguti kanë kompletuar gjërat dhe rrobat e nevojshme për të. Por, ajo për çfarë ka nevojë më së shumti është dashuria e tyre. Foto e realizuar nga Tiia Norsym Photography.

               13

    Familja Allen ka adoptuar foshnjen Jillian nga Kina, Majin e kaluar. Foto e realizuar nga Alyse French Photography.

              14

    Jasper jeton në Virginia me prindërit Mike dhe Susan, si dhe dy motrat Kait dhe Megan. Familja e tij ishte aty për ta mbështetur gjatë ceremonisë së marrjes së shtetësisë. Foto e realizuar nga Three Continents Photography.

     

              15

    Scott dhe Rebecca Walker kanë adoptuar vajzën e tyre Analee nga Korea Jugore, muajin e kaluar. Foto e realizuar nga Chesley Summar.

              16

    Lindsay dhe Scot kanë adoptuar djalin e tyre Zeke në 2014. Foto e realizuar nga Jclaytor Photography.

               17

    Sarah Edness ka adoptuar djalin biologjik të burrit të saj në Gusht të vitit 2012 pas gjashtë vitesh përleshje me kujdestarinë.

              18

    Shelly dhe Jason kanë adoptuar bebin ‘Justice’ në Prill të 2013. Foto e realizuar nga Tara Peddicord Photography.

              19

    “Në Janar të vitit 2003, vajza jonë 4 muajshe e vogël erdhi në shtëpi”, ishin fjalët e nënës për HuffPost.

     

              20

    Familja Krieger ka adoptuar Norah nga Kina në mars të vitit 2015. Foto e realizuar nga Erin Kata Photography.

              21

    Festat e Krishtlindjeve pas adoptimit.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...