Për ata që nuk i përmbahen dot tundimit të ushqimit, ata që janë të paqëndrueshëm në dietën e tyre, ata që janë te dashuruar pas kuzhinës, ose ata me një mani për te humbur peshë… do të gjejnë këtu një zgjidhje për problemin që i shqetëson.
Gjithkush e di se çfarë duhet të bëjë për të humbur peshë: më pak yndyrë, sheqer më pak … nga pak për gjithçka. Por, vështirësitë fillojnë kur është fjala për aplikimin e këtyre parimeve, t’i rezistosh urisë dhe të mos lodhesh pas pak ditësh “sakrificë”.
Për të patur sukses në këtë drejtim, çdokush ka sekretet e veta personale, të cilat dalin nga përvoja e tyre. Këtu do të gjeni disa këshilla të thjeshta dhe praktike, që kanë ndihmuar shumë ish-të trashë për të humbur peshë. Nëse ndonjë këshillë nuk bën për ju, duhet të kuptoni se, jo të gjitha organizmat janë të njëjtë.
Mësoni zakone të reja:
1. Duhet të qëndroni ulur kur ushqeheni. Sepse, kur hani në këmbë, ju konsumoni një sasi më të madhe të ushqimit pa e vëne re fare.
2. Mos hani shpejt, por ngadalë “copëtojeni” ushqimin. Nëse këtë mënyrë, ju do të ndiheni të ngopur më shpejt, dhe me pak ushqim.
3. Kur është e mundur, përpara se të shkoni në supermarket, konsumoni ushqim, kështu, ju do të tundoheni më pak, për të blerë gjëra që ju bëjnë të fitoni peshë.
4. Për të kënaqur urinë e mëngjesit, nuk është e thënë të hani sanduiçe, por përpara se të dilni jashtë, hani një frut të lëngshëm, dhe gjithmonë merrni me vete një mollë apo banane, për të shuar urinë para vaktit të drekës.
5. Ndërkohë që ju hani, këshillohet të mos bëni asnjë “aktivitet” tjetër, si p.sh të shikoni televizor apo të lexoni gazetën. Në të kundërtën, do të hani mekanikisht dhe do të përtypni ushqim shumë më tepër, dhe pa e kuptuar.
6. Përgatisni vetëm sasinë e ushqimit të nevojshëm për çdo vakt (jo me tepër), dhe vendosni në tryezë vetëm atë pjesë që ju doni të konsumoni.
7. Gjithmonë filloni të hani drekën dhe darkën me një sallatë të madhe të përzier. Kjo do t’iu japë një ndjenjë të bollëkut.
8. Pas çdo vakti, qëndroni ulur të paktën pesëmbëdhjetë minuta, për t’i dhënë ushqimit kohën e plotë të tretjes.
9. Asnjëherë mos hani dy orë para se të shkoni në shtrat; gjumi bllokon tretjen dhe ushqimi depozitohet.
10. Mos u peshoni pas një dite ku keni ngrënë shumë, sepse do të dekurajoheni. Ditën tjetër, ju mund të konsumoni gjysmën e ushqimit të një dite më parë.
11. Tridhjetë minuta para çdo vakti kryesor, pini një gotë me ujë të freskët, por jo me akull. Kjo do t’ju japë një ndjesi plotësie.
12. Nëse në mbrëmje, duke shikuar televizion, ndjeni nevojën për të ngrënë diçka, konsumoni një mollë ose dardhë, dhe hani shumë ngadalë. Kjo nuk e pengon tretjen dhe përmban shumë pak kalori.
13. Para se të merrni pjesë në një festë, një martesë, një darkë apo takim tjetër, është më mirë të hani përpara një sallatë të madhe, ose disa fruta. Kjo zvogëlon apetitin dhe ndihmon që ju të hani më pak.
14. Portokalli nuk duhet te konsumohet gjithmonë i shtrydhur. Ndonjëherë është mirë për ta ngrënë atë copa-copa. E gjitha kjo, sepse është më e lehtë për të pirë lëngun e katër portokajve, por është më e vështirë për të ngrënë dy të tillë.
15. Gjithmonë mbani në frigorifer një shumëllojshmëri të frutave apo perimeve, të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme. Kjo do të bëjë që, në mënyrë të pandërgjegjshme, të preferoni frutat dhe perimet, duke kursyer kështu kaloritë.
16. Nëse nuk jeni në gjendje për të refuzuar një pije të ëmbël, është mirë për ta shoqëruar atë me disa kuba akulli.
17. Për ata persona që i janë nënshtruar një regjimi (diete) të humbjes së peshës, këshillohet që ta përjashtojnë sheqerin nga ushqimi i tyre. Ideale është që ta zëvendësojnë sheqerin me fruta të ëmbla si, hurma, banane, fiq, rrush, etj. me të cilat mund të përgatiten dhe ëmbëlsira.
18. Pak lëvizje dhe ushtrime të thjeshta fizike e bëjnë gjakun të qarkullojë.
19. Shmangni çdo lloj ushqimi skuqur.
20. Reduktoni përqindjen e kripës në tryezë; në qoftë se ju nuk mund ta eliminoni atë plotësisht, të paktën përdorni kripë të jodizuar, por gjithmonë në masë shumë të vogël. Kripa shkakton mbajtjen e ujit, gjë që sjellë një ndjesi fryrjeje.