Të gjithë e kemi të njohur përdorimin tradicional të limonit për lehtësimin e dhimbjeve të fytit dhe për përmirësimin e shijes së ushqimeve të caktuara. Por limoni mund të përdoret edhe për shumë gjëratë tjera. Po ju zbulojmë edhe 20 mënyra ku mund të përdorni limonin.
1. FRESKON FRIGORIFERIN
Largon me lehtësi erën e pakëndshme nga frigoriferi. Hudhni lëng limoni në një top pambuku apo sfungjer dhe lëreni të qëndrojë në frigorifer për disa orë. Nxirrni të gjitha ushqimet me erë të keqe nga frigoriferi ashtuqë kundërmimi të mos rikthehet.
2. PRESIONI I LARTË I GJAKUT
Limoni përmban kalium, ashtuqë ai e mban nën kontroll presionin e lartë të gjakut dhe zvogëlon vjelljen dhe marramendjen.
3. PENGON QË LULELAKRA TË NXIHET
Lulelakra nxihet edhe pas zierjes më të shkurtër. Që të mbetet e bardhë, para se të ndezni furrën, shtrydheni një lugë çaji limoni të freskët në tenxhere.
4. SHËNDETI MENDOR
Lëngu i limonit mund të ju përmirësojë edhe disponimin dhe të lehtësojë depresionin dhe stresin. Njerëzit që ecin shumë dhe udhëtojnë shpeshherë marrin limon me vehte. Kurdo që lodhen, thithin një limon të tërë. Ai është një ‘ilaç’ shumë i shpejtë dhe është tepër freskues.
5. PASTRON DËRRASËN PËR PRERJE
Nuk është çudi që dërrasa për prerje ka një erë të pakëndshme kur mbi të preni qepë, hudhër dhe përgatitni peshk. Që të largoni kundërmimin dhe ta dezinfektoni dërrasën për prerje, e fërkoni me një gjysmë limoni ose e lani me lëng limoni.
6. PROBLEME TË FRYMËMARRJES
Lëngu i limonit mund të zvogëlojë sasinë e mukusit dhe të ju ndihmojë të merrni frymë më lehtë, kurse ndihmon edhe njerëzit që vuajnë nga astma.
7. PARANDALON GURIN NË VESHKË
Nëse rregullisht pini këtë pije freskuese, do të rritet prodhimi i citratit urinar, një kimikat në urinë i cili parandalon formimin e kristaleve të cilët mund të shndërrohen në gurë në veshka.
8. LARGON INSEKTET NGA KUZHINA E JUAJ
Nuk keni nevojë për insekticide ose ngjitës kundër insekteve për t’i mbajtur insektet larg nga kuzhina. E gjitha që ju duhet është vetëm limoni. Më parë shtrydheni pak limon në prag të derës dhe dërrasat e dritares. Pastaj shtrydheni limonin në të gjitha vrimat dhe të çarat nëpër të cilat insektet mund të hyjnë. Në fund vendosni pjesët e lëvoreve të limonit nga ana e jashtme e kuzhinës. Milingonat nuk do të hyjnë më në kuzhinë. Limoni është efektiv edhe kundër disa brumbujve të tjerë dhe pleshtit. Përzieni lëngun e katër limonave dhe dy litra ujë dhe lani ‘dyshemenë’ me këtë përzierje.
9. NGADALËSON PLAKJEN
Lëngu i limonit redukton prodhimin e radikaleve të lira që janë përgjegjëse për plakjen dhe dëmtimin e lëkurës. Lëngu i limonit nuk ka kalori dhe vepron si antioksidant.
10. HIGJIENA ORALE
Lëngu i limonit ndalon gjakderdhjen e mishit të dhëmbëve dhe zvogëlon dhimbjen e dhëmbit.
11. NDRIÇON NJOLLAT (PIKAT) E KRIJUARA GJATË PLAKJES SË LËKURËS
Nuk duhet të bleni krema të shtrenjta – ju mjafton vetëm lëngu i limonit. Aplikoni lëngun e limonit direkt në pjesët me njolla. Lëreni të qëndrojë 15 minuta, pastaj pastroni lëkurën.
12. I BËN GËRSHETAT TË NDRITSHME
Për gërsheta si ato nga salloni i flokëve përzieni ¼ e gotës me limon me ¾ e gotës me ujë dhe lani flokët me këtë përzierje. Pastaj uluni në diell deri sa flokët tuaja të thahen. Për të arritur efektin më të mirë, përsëriteni procedurën të paktën një herë në javë.
13. PASTRON DHE ZBARDHON THONJTË
Rregulloni thonjtë pa manikyr. Shtrydheni gjysmë limoni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe zhytni gishtat në përzierje për pesë minuta. Pas heqjes së kutikulave, fërkoni thonjtë me lëvoren e limonit.
14. PASTRON FYTYRËN
Shtrydhni limonin direkt mbi puçrra për t’i tharë gjatë ditës. Ju gjithashtu mund të lani fytyrën me lëngun e limonit, kështu në mënyrë natyrale do të pastroni lëkurën dhe vendet ku ajo qërohet. Pamja e lëkurës tuaj duhet të jetë më e bukur pas disa ditëve të trajtimit.
15. FRESKON ERËN E GOJËS
Përzierja më e thjeshtë për shpërlarjen e gojës është lëngu i limonit. Shpërlani mirë gojën dhe pijeni që era e gojës të qëndrojë sa më gjatë e freskët. Acidi citrik nga lëngu rrit nivelin e pH në gojë dhe zhduk bakterien që shkakton erën e keqe. Shpërlajeni pas disa minutash, sepse ekspozimi i gjatë në acidin e limonit mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve.
16. I ZBUTË BËRRYLAT E THATË DHE TË VRAZHDË
Nëse dëshironi që bërrylat e juaj të bëhen më të butë ose të mos kruhen, përzieni sodë buke (bikarboni) dhe lëng limoni për të krijuar pastë abrazive (pastruese), dhe pastaj fërkojeni atë në bërrylat tuaj. Pas kësaj i shpërlani dhe i lyeni me vaj ulliri.
17. ZBUTË DHIMBJET E KOKËS
Lëngu i limonit me disa lugë çaj të freskët është i mirë për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës për shkak të përgjumjes (pas pirjes së alkoolit) dhe llojeve tjera të dhimbjeve të kokës.
18. HIGJIENA VAGINALE
Lëngu i holluar i limonit është metodë e sigurt dhe e mirë e higjienës vaginale. Edhe pse është një antiseptik i fuqishëm, nuk përmban substanca irrituese.
19. ËSHTË I MIRË PËR BARK
Problemet e tretjes janë një nga llojet më të zakonshme të problemeve, por uji i nxehtë dhe lëngu i limonit janë zgjidhje për shumicën e problemeve të tretjes. Lëngu i limonit ndihmon për të pastruar gjakun, redukton mundësinë e tretjes së dobët dhe kapsllëkun dhe eliminon toksinat nga trupi.
20. DEZINFEKTON PRERJET DHE GËRVISHJET
Ndaloni gjakderdhjen dhe dezinfektoni prerjet e vogla dhe gërvishtjet, duke pikuar disa pika limoni direkt në plagë. Limonin mund ta shtrydhni edhe në top pambuku (vatë) të cilin e mbani mbi plagë rreth një minutë.