1. Ringjalleni shkëndinë tuaj
Të qenurit në një lidhje afatgjate ka shumë gjëra të mrekullueshme. Studimet tregojnë se çiftet e lumtura janë më të shëndetshme dhe në përgjithësi më pozitive sesa bashkëmoshatarët e tyre të divorcuar apo beqarë. Të qenurit në lidhje ju ofron shoqëri, siguri dhe përkrahje fizike, emocionale në çdo aspekt.
Mirëpo pas një kohe të gjatë në lidhje apo martesë, gjysma juaj mund të fillojë të bëhet më tepër si shok dhome se si partner romantik. Ndoshta jeni larguar, apo jeni të zënë me punë dhe fëmijë, apo shkëndija nuk është prezente. Çfarëdo qofshin arsyet, ja çfarë ju sugjerojnë ekspertët e kësaj fushe për rikthimin e shkëndijave në lidhjen tuaj.
2. Prekuni më shumë
Partnerët afatgjatë nuk preken sa duhet, kur prekemi lëkurë në lëkurë ne shkaktojmë një nxitim të kimikateve në trurin tonë që ndihmojnë në aktivizimin e ndjenjave të dashurisë. Shumica e çifteve të martuara përqafohen për 3 sekonda apo më pak, andaj i këshillojmë që së paku 2-3 herë në ditë të pushojnë me aktivitetet e tyre dhe të hidhen në krahët e njëri-tjetrit për një përqafim të gjatë dhe qetësues. Mund të ju ndryshojë biokiminë tuaj dhe do filloni të lidheni sërish.
3. Fleni më afër njëri-tjetrit
I njejti efekt si me përqafimin shkaktohet edhe në krevat, dhe kjo gjë nuk nënkupton seksin. Nëse fleni afër partnerit, qoftë përqafuar apo duke i prekur vetëm këmbët, do të keni beneficione.
4. Kufizoni përdorimin e teknologjisë
Asgjë nuk e mbyt komunikimin më tepër sesa teknologjia, rrjetet sociale dhe mania që sjellin ato. Ju rekomandojmë të bëni një marrëveshje me njëri-tjetrin që të ndërpreni përdorimin e celularëve dhe televizionit në dhomën e fjetjes apo të vendosni orar se kur ju lejohet përdorimi i tyre. Përndryshe, nuk do të mund t`i përkushtoheni plotësisht njëri-tjetrit.
5. Bëni një pushim
Nëse puna dhe obligimet familjare ju kanë detyruar që të menjanoni jetën tuaj intime, caktoni një kohë për t`ju përkushtuar vetes dhe partnerit. Largimi nga obligimet e përditshme, qoftë edhe një vikend, do të freskojë lidhjen tuaj. Para se të niseni diku në pushime është mirë që të konsultoheni rreth pritjeve tuaja, me qëllim që ti sinkronizoni planet dhe të reduktoni shanset që të dëshproheni.
6. Faleminderohuni
Kur jeni në lidhje afatgjate, nuk jeni të faleminderueshëm për gjërat e mira që i bën për ju partneri në bazë ditore. Bëni të ditur se i vlerësoni ato veprime duke i thënë “falemnderit” apo duke i shkruar ndonjë mesazh faleminderues kur të niset për në punë. Të qenit të faleminderueshëm zhvillojë ndjenjën e të pasurit mirëqenie dhe sinqeritet, gjëra që mund të përmirësojnë lidhjen tuaj me partnerin.
7. Puthuni
Puthja luan një rolë të rëndësishëm në lidhje, në fakt studjuesit thonë se puthjet e shpeshta janë më të rëndësishme për lidhjet sesa seksi. Një puthje 30 sekondëshe mund të na japë ngrohtësi dhe ndjesinë e këndshme nga tajimi i oksitocinës.
8. Komplimentoni njëri-tjetrin
Kur jeni në lidhje për një kohë të gjatë, është më lehtë të fokusoheni në gjërat negative, gjë që sjell grindje, lëndim të ndjenjave dhe pakënaqësi në të dyja anët. Në vend të kësaj, mundohuni të fokusoheni në gjërat pozitive dhe të komplimentoni partnerin për veprimet e mira. Ti tregoni partnerit se cilat gjëra pozitive i pëlqeni tek ai mund të ju ndihmojë ta shihni partnerin në një dritë më të mirë.
9. Përfshini surprizat
Të ringjallni ndjenjat e të rënit në dashuri ju duhen mënyra të reja të shkaktoni tajimin e dopaminës dhe oksitocinës, dhe kjo bëhet me përfshierjen e risive. Një viken në një vend të ri apo pushim pa fëmijët, çfarëdo veprimi që përfshin elementin e surprizës është i mirëseardhur.
10. Kultivoni interesat e juaja
Të rënit në dashuri nuk ka të bëjë vetëm me atë çka ndodh kur jeni bashkë, shumë me rëndësi është edhe çka bëni kur jeni vetëm. Njerëzit bëhen pasivë pasiqë nuk përfshihen në asnjë aktivitet që ka të bëjë vetëm me ato, andaj është mirë që të vazhdoni me ndonjë hobi apo diçka që e bëni me pasion.
11. Studjoni pasionet e partnerit
Sikurse për ju, është e rëndësishme që edhe partneri të ketë poashtu një pasion të tijin në të cilin ju mund t`i ndihmoni ta kultivojë. Shembull, nëse ai ka pasion peshkimin ndërsa ju jo, atëherë mund t`i ndihmoni me navigimin e barkës apo vetëm ta shikoni se si kënaqet me hobin e tij.
12. Krijoni diçka bashkarisht
Përveç fëmijëve, që ua shtojnë dashurinë në njëri-tjetrin, mund të bëni edhe gjëra të tjera së bashku. Bëni diçka që do ketë interesimin e të dyve, qoftë ndonjë biznes i ri, kampanjë bamirësie, apo edhe rimodelim i shtëpisë.
13. Dilni me çifte tjera
Nuk keni nevojë të kaloni tërë kohën tuaj vetëm me njëri-tjetrin, në fakt nëse ftoni miq tjerë do ju ndihmojë që të riafirmoni dashurinë për partnerin. Të shihni se si partneri juaj bashkëvepron me të tjerët do ju bëjë të kujtoni arsyet pse u dashuruat tek ai.
14. Shikoni ngultaz njëri-tjetrin
Një studim psikologjik sugjeroi se, nëse dy persona parashtrojnë 36 pyetje njëri-tjetrit dhe ia ngulin sytë njëri-tjetrit për 4 minuta, ata munëd të dashurohen. Të vështroni partnerin në heshtje dhe për një kohë të gjatë do mund t`ju bëjë të ndjeni njëri-tjetrin nga distanca.
15. Flirtoni me njëri-tjetrin
Flirtimi mund të jetë i ndryshëm për çdo çift, mirëpo çdogjë afeksionante, seksualisht sugjestive dhe lozonjare mund të ju afrojë. Fillimisht do ju duket e çuditshme të dërgoni tekste të papërshtatshme personit me të cilin jeni martuar me vite, mirëpo eksitimi dhe romanca do ju plotësojnë.
16. Stërvituni bashkë
Kërkimet tregojnë se çiftet që janë së bashku aktivë fizikisht, janë më të dashuruar me partnerët, ndërsa djersitja dhe zgjimi fizik mund të nxjerrin edhe tërheqje romantike.
17. Bisedoni pas seksit
Zakonisht pas seksit njerëzit janë më të lumtur dhe të relaksuar andaj është mirë që të bisedoni në këtë kohë sepse të dy do të jeni të ndjeshëm dhe biseda mund të jetë shumë e sinqertë.
18. Mos luani lojra
Nëse ndjeheni të distancuar nga partneri, mos mendoni se të visheni seksi apo të dyfishoni sesionet e stërvitjeve do të ju ndihmojë. Më mirë është të uleni dhe të bisedoni sinqerisht sesa të supozoni se partneri juaj do ju lexojë mendimet dhe do e kuptojë problemin vetvetiu.
19. Ridefinoni mbrëmjet bashkë
Caktoni një orar të rregullt ku do të jeni vetëm ju si çift, larg punës dhe obligimeve. Nuk do të thotë se duhet të dilni në ndonjë restorant apo diskotekë, ju e vendosni vendin dhe mënyrën se si do të jeni vetëm ju së bashku.
20. Të jeni të pranishëm për njëri-tjetrin
Përkundër mendimeve të shumicës, është e mundur të jeni në lidhje afatgjate dhe të mirëmbani një lidhje romantike për shumë vite. Kjo ndodh nëse jeni prezent për njëri-tjetrin para dhe gjatë çdo sfide. Të rriturit që ndjehen të sigurtë në lidhjet e tyre kanë më tepër vetëbesim me çka edhe janë më tepër të fokusuar tek partnerët e tyre.
21. Përshtatni pritjet e juaja
Edhe me gjithë këto këshilla asnjë lidhje nuk mund të jetë e përsosur, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për të kujtuar kur jeni të pakënaqura nga lidhja juaj. Jetojmë në një shoqëri të seksualizuar, njerëzit mendojnë se ju mungon diçka kur nuk e kanë lidhjen si në filmat holivudianë. Gjëja më e rëndësishme në një lidhje është të përshtatni pritjet e juaja me ato të partnerit me qëllim që mos të arrini pikën e zhgënjimit dhe dëshprimit./kosovarja.ch/