4.4 C
Priština
More

    2 simptomat e rëndësishme të kancerit ovarian që nuk duhet të injorohen

    spot_imgspot_img

    Natën e së martës, Tony Stewart njoftoi në Instagram se kishte humbur të fejuarën e tij nga lufta me kancerin ovarian, vetëm dy muaj pasi u diagnostikua me këtë sëmundje.

    “Ti ke zemrën më të madhe që kam parë ndonjëherë në jetën time dhe të premtoj se do të jetosh gjithmonë në mua, tek familja dhe çdo shpirt që ke prekur”, kishte shkruar Stewart në një postim emocional drejtuar të fejuarës së tij, Brittany Burns. “çdo ditë të jetës tënde ti ke luftuar rreptë me këtë sëmundje dhe unë e di mirë këtë, dhe do të nderojmë e tërë familja për personin e mrekullushëm që ke qenë”, këto janë fjalët e tij ngushëlluese për tragjedinë e madhe.

    Burns ishte vetëm 26 vjeçe kur ajo vdiq, thuhet nga një formë e rrallë e kancerit.

    Shoqata amerikane e kancerit vlerëson se më shumë se 21.000 raste të reja të kancerit ovarian janë diagnostikuar vitin e kaluar dhe më shumë se 14.000 femra kanë vdekur nga kjo sëmundje.

    Por pyetja parashtrohet se sa e zakonshme është zhvillimi i kancerit ovarian në një moshë kaq të re? shumica e grave janë të moshuara, por ne shohim gjithnjë e më shumë femra të reja në moshë, thekson Lauren Streicher, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë.

    Gjenetika mund të luajë një rol, thekson Streicher gjë që ja pse është e rëndësishme të përcillni historinë familjare. Gjithashtu, femrat që bartin mutacione nga kanceri i gjirit kanë gjasa më shumë të kenë fituar edhe kancerin ovarian. Megjithatë, sipas Streicher thuhet se të gjitha këto përbëjnë vetëm 20% të rasteve.

    Simptomat kryesore të kancerit ovarian nuk janë edhe aq specifike, duke e bërë të vështirë edhe diagnostikimin. Femrat duhet të kenë shumë kujdes në njohjen e trupit të tyre, identifikimin e problemeve shëndetësore dhe ti kushtojnë shumë rëndësi trupit në përgjithësi, në mënyrë që t’ia bëjnë më të qartë mjekut të tyre rreth ndryshimeve që mund t’i hasin.

    Përderisa ekzistojnë shumë shenja të sëmundjes, Streicher thekson se vetëm dy në veçanti konsiderohen si më të rëndësishme: fryerja e barkut dhe urinimi më shpesh se zakonisht. Ky pranon se simptomat janë vërtetë të paqarta por që shkalla në të cilën ballafaqohet një grua ka rëndësi të madhe.

    Nëse zgjoheni çdo ditë me ndjesinë e presionit në bark apo fryerjes si dhe urinim të shpeshtë, kjo është një shenjë që duhet ti kushtoni vëmendje. Ndoshta mund të jetë edhe asgjë, por shumica e grave me kancer ovarian kanë raportuar këto simptome.

    Zbulimi i hershëm është shumë i rëndësishëm, thotë Cohn: mbijetesa e një gruaje me kancer ovarian të kufizuar në vezore (faza 1) është më i madh se 90%, ndërsa pasi të përhapet në zgavrën e barkut (faza 3) gjasat për të mbijetuar janë më pak se 40%.

    Për fat të keq, nuk ka asnjë lloj testimi të hershëm për kancer ovarian, ja pse edhe zbulohet gjithmonë në faza të mëvonshme. Kjo nuk mund të zbulohet përmes Pap testit (që zbulon kancerin e qafës së mitrës).

    Është e mundur ulja e rrezikut për kancer ovarian, dhe mënyra më e mirë është duke përdorur pilula kontraceptive, thotë Jason James, drejtor mjekësor në Miami. Ka të dhëna që tregojnë se duke përdorur pilula kontraceptive mund të ulen gjasat për zhvillimin e kancerit ovarian.

    Duke mbajtur një dietë të shëndetshme dhe mirëmbajtje të peshës mund të dalloni nëse fryerja e barkut vjen si pasojë e peshës apo ndonjë problemi tjetër mjekësor, pohon Streicher.

    Mbi të gjitha, dëgjoni trupin tuaj. Nëse jeni duke përjetuar presion të vazhdueshëm të barkut dhe urinim të shpeshtë, atëherë kontaktoni mjekun tuaj. Mos i injoroni simptomat dhe mos mendoni se kanceri ovarian godet vetëm gratë e moshuara./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...