1.4 C
Priština
More

    19 problemet që vetëm vajzat me syze i kuptojnë

    spot_imgspot_img

     

    1. Përzgjedhja e syzeve të reja është stresuese. Të zgjedhësh syzet e duhura është e rëndësishme pasiqe kornizat që ti zgjidhni do ju definojnë si person derisa nuk bleni syze tjera. Andaj zgjidhni me kujdes dhe bëhuni vetvetja.
    2. Duhet të pastroni xhamat rregullisht. Yndyra e fytyrës suaj i njollos xhamat tërë kohën.
    3. Të mbathësh veshje jo-të-pambukta është problem. Garderoba juaj është pastruesja e xhamave të juaja, kur nuk vishni pambuk e keni më të vështirë!
    4. Çdo natë para se të shtriheni në shtrat apo gjatë dushit, jeni në ankth. A përdora kondikcionerin apo shamponin?
    5. Njerëzit do të mendojnë se jeni e mençur. Niveli juaj i intelegjencës është tërësisht i pavarur nga fakti nëse mbani syze apo jo, andaj kur ju kërkojnë të kalkuloni është mirë të nxjerrni kalkulatorin.
    6. Të bëni çfarëdo sporti është e vështirë. Dëshironi të vraponi? Ju dëshirojmë fat me ato syze duke rëshqitur në fytyrë. Dëshironi notin, suksese në të pamurit me ato syze për nën-ujë.
    7. Kur njerëzit provojnë syzet tuaja dhe ju ua jepni si dhe bëheni kinse aprovoni nëse ju përshtaten, edhepse nuk jeni duke parë asgjë!
    8. Kur njerëzit provojnë syzet e juaja dhe thonë”Tani do verbohem”. Si duket njerëzit nuk e dinë se pamja nuk është ngjitëse.
    9. Apo kur njerëzit provojnë syzet e juaja dhe ju thonë se qenkeni të verbër.
    10. Gjurmë të përhershme nga mbajtësja tek hunda, nëse keni mbajtëse të hundës.
    11. Syzet e juaja vazhdimisht rrëshqasin poshtë hundës suaj, nëse nuk keni mbajtëse të hundës.
    12. Duhet të jeni të kujdesshme kur të ndryshojë koha. Nëse bie shi, duhet ti mbroni syzet. Apo nëse hyni në ambient të ngrohtë kur jashtë bën ftohtë, duhet të prisni 10 minuta që të pastrohet mjegulla në syza tua.
    13. Jeni e njohur shumë intimisht me komplimentin e dhimbshëm: “Dukesh shumë e bukur pa syze”.
    14. Nuk ndjeheni se e arrini potencialin e plotë seksual me syzet në fytyrë.
    15. Gjithmonë debatoni nëse duhet të bëni ndërhyrje në sytë e tu. A ia vlen rreziku? A i keni të hollat? Çka nëse i dëmtoni edhe më shumë sytë?
    16. Syze dielli. Opcioni 1: Shmnaguni nga syzet që të mund të shihni, si pasojë do ju picërojnë sytë. Opcioni 2: Mbani syze dielli mirëpo shmanguni nga aktivitetet që kërkojnë të pamurit tuaj. Opcioni 3: Harxhoni një shumë të të hollave për syza dielli me dipotrinë tuaj, që do t`i mbani vetëm 3 muaj në vit.
    17. Puthjet. Nëse i leni syzet në fytyrë, do të mund t`i shtypni xhamat me fytyrat e yndyrshme të partnerit dhe do të jetë shumë e vështirë për t’i pastruar.
    18. Kur i hiqni syzet dhe harroni ku i keni lënë. Kjo ndodh pasiqë nuk mund t`i shihni ku i keni lënë sepse nuk i keni në sy.
    19. Nëse mbani vetëm thjerrëza, askush nuk do ju njohë se jeni ju.

     

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...