-0.3 C
Priština
More

    19 gjërat që do ia mësoj mbeses sime rreth të qenurit femër

    spot_imgspot_img

    E dashura mbesa ime,

    Ende ndodhesh në mitrën e nënës tënde mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk do të përgatitemi për ardhjen tënde një muaj më pas.

    Nëna dhe babai janë duke u përgaditur për ardhjen tënde, ndërsa unë si tezja jote jam duke menduar se në çfarë femre do të zhvillohesh.

    Ja disa këshilla rreth të qenurit femër në këtë botë:

    1. Laji dhëmbët dy herë në ditë.
    2. Mos u bëj e ashpër me veten. Je duke ardhur në një familje të fortë andaj pritet që të jesh garuese nga natyra. Mua më është dashur 30 vite kohë që të mësohem mos të jem e ashpër me veten sepse është në rregull që të bësh gabime. Nuk është patjetër të jeshë e përkryer në çdo gjë.
    3. Mos lejo që njerëzit të të thonë se je urdhëruese. Nëse flet me zë të lartë kur emocionohesh nuk do të thotë se dëshiron të jesh dominuese, thjeshtë nënkupton se je femër e fortë.
    4. Lumturia nuk është gjendje konstante por është koleksion i momenteve. Nuk është e thënë që të jemi të lumtura tërë kohën, prandaj edhe lumturia është më e fuqishme, më bukur dhe më e çmueshme pasiqë është e përkohshme.
    5. Provo të fokusohesh në gjetjen e përmbushjes. Provo gjëra të ndryshme dhe do të vëresh se në cilat ndjehesh mirë brenda vetes. Mund të jetë leximi dhe shkrimi apo ndihma ndaj njerëzve të tjesë, apo përmbushesh duke zbuluar gjëra të veçanta. Përmbushja vjen në shumë forma dhe synimi i saj do të ndihmojë që t`ia kalosh mirë në këtë planet.
    6. Duaje trupin tënd. Kjo gjë nuk është e lehtë, mirëpo herët apo vonë do të mësosh se trupat janë në ndryshim e sipër dhe secili është i bukur në vlerën që ka. Andaj mos u komplekso!
    7. Këtë truk nuk e kam mësuar derisa mbusha 29 vjet, mirëpo nëse do e kisha mësuar më herë me siguri që do ia kisha kaluar më lehtë në shkollë të mesme. Jeta është stresuese andaj mëso të përdorësh të gjitha veglat në dispozicion.
    8. Të gjithë në familje do të tregojnë se nuk kam dashur të sportoj, kam ikur nga orët e edukatës fizike, mirëpo kur i bëra 10 vjet, mësova si të luaj basketboll dhe disa vite më vonë volejboll. Sporti të bën të lidhesh më mirë me trupin tënd dhe të qenurit ekip është ndjenja më e mirë në botë.
    9. Trego mirësjellje. Mirësia është kualitet i nënvlerësuar mirëpo mundohu të mbahesh mend si femër që kujdesej për të gjithë.
    10. Mbaj ditar. Shpresoj që babai yt ka mësuar se ditari personal është gjë personale, mirëpo prap të sugjeroj ta fshehësh në ndonjë vend të mirë. Shkrimi mund të ndihmojë rreth gjërave që ndodhin në jetën tënde, ndërsa kthimi prapa në ditar është mënyrë e shkëlqyer që të kuptosh se sa ke ndryshuar për një vit.
    11. Udhëto. Mundësish vetëm. Udhëtimi të bën të kuptosh ë mirë veten dhe rolin tënd në botë, të bën të takosh njerëz të ndryshëm dhe të përballesh me situata të jashtëzakonshme.
    12. Bëhu fer. Shtrëngo duart me kundërshtarin pas fitores apo humbjes, qoftë edhe për një lojë të thjeshtë.
    13. Elimino fjalë “duhet” nga fjalori.
    14. Dëgjo këngëtare të bukura si Xhoni Mishell, Eta Xhejms dhe Karol King. Këngët e tyre do të zbusin zemrën.
    15. Seksi dhe dashuria mund të jenë dy gjëra të ndryshme. Mos e gabo njërën për tjetrën, zgjidhe dikë që të trajton mirë.
    16. Lexo libra për femra të fuqishme. Matilda, Grua e Vogël, Krenari dhe Paragjykim dhe poemat e Emili Dikinsonit janë përzgjedhje e mirë.
    17. Refuzo idenë se dikush të bën të ndjehesh në një mënyrë të caktuar. Nuk mund të kontrollosh njerëzit mirëpo mund të kontrollosh se si reagon ndaj tyre.
    18. Të qenurit e cenueshme nuk është dobësi. Kjo është fuqia jonë më e madhe. Kjo gjë kërkon guxim dhe do të udhëheq në lidhje të thella dhe të kuptimta me njerëzit rreth teje.
    19. Mund të dalësh me djem. Babai nuk e ka me gjithë mend se nëse ndonjë çun dëshiron të dalë me ty duhet të bisedojë njëherë me të.

    Mezi po presim që të takojmë!

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...